Flash

Francë/ Arrestohen dy të rinj që do kryenin sulm terrorist ditën e zgjedhjeve

Lapsi.al 18 April 2017
Francë/ Arrestohen dy të rinj që do kryenin sulm terrorist

Dy të rinj janë arrestuar nga policia franceze pasi dyshohej se po përgatisnin një sulm terrorist në ditën e zgjedhjeve presidenciale.

Të rinjtë, 23 dhe 29 vjeç, janë emra të njohur për shërbimin sekret francez për radikalizmin e tyre. Ata u kapën në një ndërtesë në Marsejë, ku iu gjetën edhe eksplozive të tipit “Tatp”.

“France Info” i identifikon 2 terroristët e dyshuar si Mahiédine M., i datëlindjes 1987 dhe Clément B., i datëlindjes 1993, me shtetësi franceze dhe të njohur për shërbimet e sigurisë sepse ishin radikalizuar ndërkohë që ishin të burgosur në burgun e Sequedin.

Sipas “Le Parisien”, hetuesit kanë zbuluar një video ku dy të dyshuarit betoheshin për ISIS. Në video paraqitej përveç të tjerave edhe faqja e parë e një gazete me foton e kandidatit Francois Fillon. Dy të rinjtë nuk ishin nga Marseja por kishin marrë një shtëpi me qira në qytetin e madh francez me pamje nga Mesdheu.

Ministri i Brendshëm francez Matthias Fekl deklaroi se për zgjedhjet presidenciale dhe mbatjen e votimeve, siguria do të jetë e përforcuar në të gjithë vendin.

 “Është bërë çdo gjë e mundur për të garantuar sigurinë në zgjedhje”, ka deklaruar ai, duke nënvizuar që 50 mijë policë dhe xhandarë janë mobilizuar për të parandaluar sulme terroriste ditën e zgjedhjeve. /LAPSI.AL/

 

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI