Flash

E bujshme/ Një shqiptar do të jetë blerja e parë e Milanit (FOTO)

Lapsi.al 18 April 2017
E bujshme/ Një shqiptar do të jetë blerja e parë e Milanit

Një mbrojtës do të jetë blerja e parë e Milanit të ri me pronarë kinezë. Është një emër i njohur në nivelet e larta të futbollit evropian, por që pak e dinë se prejardhja e tij është shqiptare.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Villarreal, Mateo Musacchio. Ai u kërkua edhe një vit më parë nga Milan, por në momentin fundit nuk u gjet dakordësia për të mbyllur marrëveshjen. Por tashmë është një erë e re.

Çfarë e lidh argjentinasin Musacchio me Shqipërinë?

Nga një kërkim i thjeshtë në internet sheh se 26-vjeçari lindi më 26 gusht 1990 në Rosario të Argjentinës. Gjyshërit nga babai ishin me origjinë shqiptare, arbëreshë nga Portocannone një komunitet në Molise të Italisë, shkruan lapsi.al. Edhe mbiemri Musacchio vjen nga Muzaka, që rrënjët i kishin në Shqipërinë qendrore. Mbiemri Muzaka është i njohur në vendin tonë.

Musacchio do të bëhet arbëreshi i dytë që luan në ekipet e Milanos. Për Interin luan Antonio Candreva, një tjetër mbiemër i njohur në hapësirat arbëreshe.

Calciomercato.com ka zbuluar që ka pasur një takim sekret mes drejtuesve të Milan dhe agjentëve të lojtarit. Ky i fundit ka shprehur dëshirën për tu veshur kuqezi duke lënë mënjanë çdo tratativë tjetër për momentin. /lapsi.al/

Të këshilluara

Si do të presë Camp Nou, Juventusin (FOTO)

Luhet të mërkurën në mbrëmje ndeshja e kthimit e Champions League mes Barcelonës dhe Juventusit. Klubi katalanas kal publikuar disa foto nga koreografia që tifo...

21:31

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI