Flash

Arsyet që çuan Theresa May-n të kërkojë zgjedhje të parakohshme në Britani

Lapsi.al 18 April 2017
Arsyet që çuan Theresa May-n të kërkojë zgjedhje

Kryeministrja britanike, Theresa May bëri sot thirrje për zgjedhje të parakohshme në Mbretërinë e Bashkuar, duke propozuar datën 8 qershor.

“Kam arritur në përfundimin se mënyra e vetme për të garantuar stabilitet dhe siguri për vitet e ardhshme është mbajta e këtyre zgjedhjeve”, tha liderja britanike, duke shpjeguar vendimin për zgjedhje të parakohshme.

May bëri njoftimin në “Downing Street”, pasi disa muajsh sondazhesh të favorshme për konservartorët britanikë.

Njoftimi erdhi menjëherë pas takimit të Kryeministres britanike me kabinetin e saj qeveritar.

Duke iu referuar Brexit-it, May tha se Britania është e bashkuar, por jo parlamenti. Lidhur me këtë deklaratë, kjo kërkesë e papritur e May-t i ngjan më shumë me një plan të sajin për t’u “fuqizuar” në parlament. Fundja, sondazhet janë pro partisë së saj. 

 (Parlamenti Britanik) 

Më herët, May kishte thënë se zgjedhjet e ardhshme do të ishin sipas planit, pra në vitin 2020. Në referendumin e qershorit 2016, 52% e qytetarëve britanikë i thanë “Po” daljes së vendit nga Bashkimi Evropian, ndërsa pas kësaj kryeministri David Cameron dha dorëheqjen për t’u pasuar nga Theresa May. /LAPSI.AL/

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI