Flash

OSBE: Votimi për referendumin në Turqi nuk plotësoi standardet

Lapsi.al 17 April 2017
OSBE: Votimi për referendumin në Turqi nuk plotësoi standardet

Misioni i vëzhguesve të OSBE-së ka qenë kritik ndaj procesit të votimit të referendumit për ndryshime kushtetuese në Turqi. Ky proces votimi nuk ka qenë në lartësinë e standarteve ndërkombëtare.

“Vendimi i Komisionit Elektoral turk për të pranuar fletët e votimit te pavulosura kërcënon garancitë kundrejt mashtrimeve”- deklaruan përfaqësues të misionit në një konferencë për shtyp në Ankara.

Opozita nuk ka mbetur e kënaqur si me rezultatin, ashtu edhe me mundësinë e refuzimit të komisionit elektoral për të anuluar skedat e kontestuara. Opozita deklaroi se nëse këto skeda të kontestuara nuk anulohen, opozita deklaroi se është gati t’i drejtohet Gjykatës Eropiane të të Drejtave të Njeriut.

Pas zyrtarizimit të rezultatit pro ndryshimeve kushtetuese, Gjermania i është drejtuar Turqisë që të angazhohet në një dialog të sinqertë mes të gjitha partive politike dhe civile. Sipas Berlinit, rezultatet e referendumit treguan se sa e përçarë është shoqëria turke.

Në një deklaratë të përbashkët, kancelarja Merkel dhe ministri i Jashtëm, Gabriel janë shprehur se Gjermania respekton vullnetin e popullit turk, duke nënvizuar se presidenti Recep Tayip Erdogan, me kompetencat që mori nga vota pro në referendum, ka një përgjegjësi të madhe mbi supe. /LAPSI.AL/ 

 

Të këshilluara

Asma, gruaja e brishtë e një dikataori katil

Kur në vitin 2000, 25-vjeçarja Asma Assad mbërriti në Damask, për t’u martuar me Bashar Assadin, ajo ngjalli shpresa të mëdha. “Ky çift i ri, do të sjellë lirin...

08:15

Libi/ Zhduket anija me 97 emigrantë në bord

Të paktën 97 emigrantë afrikanë janë zhdukur pasi anija e tyre është fundosur në brigjet e Libisë. Marina e këtij shteti e ka konfirmuar këtë tragjedi. Sipas...

15:36

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI