Flash

Shokuese/ Tifozin e hedhin nga tribuna, pasi njohu vrasësin e vëllait (VIDEO)

Lapsi.al 16 April 2017

Sërish dhunë në futbollin argjentinas. Nga e shtuna në mbrëmje i riu Emanuel Balbo, tifoz i Belgrano di Cordoba është në momentet e fundit të jetës pasi u hodh nga një tribunë e stadiumit pasi u sulmua nga tifozët ultras të në sfidën kundër Talleres. Është ende e paqartë se çfarë ndodhi, por Raùl Balbo, i ati i të riut ka dhënë një intervistë për mediat vendase.  

“Dua të di përse ndodhi. Im bir nuk është tifoz i Talleres dhe kishte hyrë në zonën e gajbkuar. Im bir është tifoz i Belgrano” - tha ai për "Mundo D".

“Problemi është se 4 vjet më parë në stadium u vra vëllai i tij, Emanuel dhe mesa duket im bir e njohu vrasësin. Por, ai në vend që të mbrohet vetë ka nisur të bërtasë dhe të thërrasë tifozët e tjerë se në zonën e tyre kishte hyrë një kundërshtar i maskuar. Miqtë e tij nisën ta godasin dhe si përfundim e hodhën nga tribuna”- tha babai i të riut. Sipas mjekëve tifozi është në gjendje kritike për jetën pasi ka thyerje të kafkës dhe goditje në tru./lapsi.al/

Të këshilluara

VIDEO/ Shaqiri super-gol nga 40 metra 

Xherdan Shaqiri ka shënuar gol të mrekullueshëm ndaj Hull City. Shqiptari shënoi golin e tretë për skuadrën e tij Stoke City në fitoren që vendasit e arritën 3:...

17:20

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI