Flash

Ndërpritet Bastia – Lyon/ Tifozët ultras godasin lojtarët në fushë (VIDEO)

Lapsi.al 16 April 2017
Ndërpritet Bastia – Lyon/ Tifozët ultras godasin lojtarët

Skena dhune në fushën e lojës edhe në Francë në Ligue 1. Ndeshje Bastia – Lyon u ndërpre pasi një grup tifozësh vendas hynë në fushë. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase situate u ndez pasi një nga tifoz tentoi të godasë Depay një nga futbollistët e Lyon. Ndërsa një tifoz tjetër goditi Mathieu Gorgelin, portierin rezervë të Lyon.

Pas kësaj çdo gjë u përfshi nga kaosi, pasi në fushë hynë edhe tifozët e Bastioa të mbronin lojtarët e tyre. Situata u qetësua vetëm me ndihmën e steward-ëve që dërguan lojtarët e Lyon në dhomat e zhveshjes. Loja rinisi edhe një herë pas 50 minutash për për pak kohë.

Kur u duk se situata u qetësua gjithçka ndodhi një tjetër sherr që ndezi sërish gjakrat. Mes polemikave u përfshi Lopes, portieri i Lyon dhe një tifoz prezent në fushë. Në imazhe duket edhe si një steward shkon të godasë një lojtar. Duke parë këto pamje autoritetet vendosën të ndërpresin ndeshjen./lapsi.al/

 

Të këshilluara

VIDEO/ Shaqiri super-gol nga 40 metra 

Xherdan Shaqiri ka shënuar gol të mrekullueshëm ndaj Hull City. Shqiptari shënoi golin e tretë për skuadrën e tij Stoke City në fitoren që vendasit e arritën 3:...

17:20

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI