Flash

Asma, gruaja e brishtë e një dikataori katil

Lapsi.al 14 April 2017
Asma, gruaja e brishtë e një dikataori katil

Kur në vitin 2000, 25-vjeçarja Asma Assad mbërriti në Damask, për t’u martuar me Bashar Assadin, ajo ngjalli shpresa të mëdha. “Ky çift i ri, do të sjellë lirinë në Siri”, komentonin optimistët.

Pas tridhjetë vitesh diktaturë të hekurt të Hafez Assadit, babai i Basharit, dukej se kish ardhur koha e shkrirjes. Bashari nuk ishte i destinuar për politikë, kishte shkuar të studionte në Londër, ku ish bërë okulist. Dhe atje ishte dashuruar me vajzën bukuroshe të një kardiologu sirian, dhe një funksionareje të ambasadës së Damaskut në Angli. Asma është më shumë angleze se sa siriane: e lindur dhe e rritur në Londër, ka studiuar frëngjisht dhe spanjisht në universitet.

Lufta civile, kthesa e pashpjegueshme

Për 11 vjet, nuk ndodhi pothuaj asgjë. Regjimi sirian nuk u demokratizua. Megjithatë, çifti presidencial, edhe për shkak të rinisë dhe klasit të saj, kur udhëtonte jashtë vendit, shkaktonte admirim. Dhe Siria mbetej jashtë turbulencave të Irakut. Por, në vitin 2011, edhe në Damask shpërtheu pranvera arabe, ashtu si në Tunizi, Libi dhe Egjipt. Të rinjtë zbritën në sheshe, duke kërkuar reforma.

Në një moment të parë, Assadi reagoi duke liberalizuar Internetin. Por më pas, policia shtypi me gjak manifestimet. Dhe nisi lufta civile, që vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Mendohej se bashkëshortja perëndimore e Assadit do të kish ushtruar ndikim moderues mbi bashkëshortin. Por, asgjë. Okulisti xhentil u transformua në një udhëheqës mizor, ashtu si i ati. Dhe prapa tij, e këndshmja Asma, pa asnjë lloj hezitimi.

Nga lule e shkretëtirës, në Zonjë e Parë e Ferrit

Revista amerikane Vogue, që në vitin 2010 e kish quajtur Asman “Lule e shkretëtirës”, e hoqi artikullin nga faqja e saj.

Në këta gjashtë vite masakra, Asma iu dha propagandës së regjimit, duke u fotografuar në krah të të shoqit dhe duke vizituar viktima të luftës. Por asnjë deklaratë, as edhe pas akuzave të para kundër Assadit, se kishte përdorur armë kimike në 2013. Rusia, aleate e Sirisë prej gjysmë shekulli, mbshtet regjimin e Assadit. Dhe ajo, në të vetmen intervistë të dhënë një televizioni rus tetorin e vitit që kaloi, ka thënë se mbështet bashkëshortin, kundër terroristëve të ISIS. Të cilët, megjithatë, nuk janë të vetmit armiq të qeverisë së Damaskut. Opozita tjetër, ajo që nuk është e lidhur me Kalifatin, është bombarduar sërish me armë kimike në 4 prill. 

Dhjetëra fëmijët e vrarë provokuan hakmarrjen e presidentit amerikan, Donald Trump, i cii lëshoi 59 raketa Tomahouk kundër bazës, prej ku u nisën avionët vrasës të Assadit.

Në këta vite, jeta për Asman dhe tre fëmijët e saj vazhdon (pothuaj) si më parë. Për shkaqe sigurie, familja nuk jeton në pallatin presidencial, por në një vilë në Damask.

Edhe ajo është goditur nga sanksionet e BE-së, dhe nuk mund të shkojë në Paris të bëjë shopping. Si kompensim, blen veshje në internet, bizhuteri dhe mobilje luksi, përmes bashkëpunëtorëve të saj.

E-mailet e rezervuar: 3 mijë euro për një palë këpucë

Ndërkohë janë botuar disa emaile sekrete të saj. Në një prej porosive, blerja e një palë këpucëve me taka 16 centimetra, 3 mijë Euro. Në një tjetër i përgjigjet mikeshës së saj, bijës së emirit të Katarit, e cila e fton të largohet nga Siria, përpara se i shoqi të pësojë fundin e Gedafit apo Mubarakut. Por ajo e refuzon mikpritjen. E di që, sa kohë që rusët e mbështesin, Assadi është i sigurtë. Dhe mund të mbahet fort prapa mbrojtësit të laicitetit, kundër ISIS-it.

“Star” – Përgatiti:Bota.al

Të këshilluara

Libi/ Zhduket anija me 97 emigrantë në bord

Të paktën 97 emigrantë afrikanë janë zhdukur pasi anija e tyre është fundosur në brigjet e Libisë. Marina e këtij shteti e ka konfirmuar këtë tragjedi. Sipas...

15:36

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI