Flash

SPAK: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë

Ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku akuzohet nga SPAK për përfitimin e një vile të dytë luksoze në resortin “Green Coast” në Palasë në këmbim të një tenderi në Unazën e Madhe të Tiranës. Përmes faturimeve fiktive dhe emrave të tretë, "Alko Impex" akuzohet se pagoi qindra mijëra euro për pishinë “infinity”, vaska hidromasazhi dhe pajisje të tjera luksi.

12:12

1973/ Anekdotat që thuheshin nën zë kundër regjimit komunist

Lapsi.al 14 April 2017
1973/ Anekdotat që thuheshin nën zë kundër regjimit komunist

Gjatë diktaturës komuniste shqiptarët mundoheshin që stresin që u jepte ai regjim ta hiqnin nëpërmjet anekdotave. Në jo pak raste, regjimi këto i trajtonte si agjitacion e propagandë. Anekdotat ishin një mjet i fshehtë agjitativ me të cilat viheshin në lojë dukuri të regjimit komunist. Sjell sot për shembull (bashkëlidhur, pjesë të përzgjedhura) një raport të një organi vendor. Komiteti i Partisë së Punës së Rrethit Dibër, me një shkresë të datës 6.4.1973 drejtuar Komitetit Qendror të Partisë së Punës, njoftonte opinionet që qarkullonin në popull. Komiteti ishte i shqetësuar sepse këto anekdota në pamjen e parë dukeshin si humor për të kritikuar të metat, por në të vërtetë “dëmtonin formimin e opinionit të shëndoshë revolucionar”. Informacionet e këtij lloji, si praktikë silleshin nga Sigurimi i Shtetit për komitetet e partisë. Ato bënin pjesë në informimin e rregullt njëmujor që vinte te komitetet në fjalë në lidhje me ato që mendonte populli, në të vërtetë jo aq i lumtur sa ç’dilte në fjalimet programatike e propagandistike të kongreseve e plenumeve entuziaste komuniste. Dokumenti u publikua nga ish-dretori i Arkivit te Shtetit Kastriot Dervishi.
 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI