Flash

Putin: Marrëdhëniet SHBA-Rusi u përkeqësuan pasi Trump mori detyrën

Lapsi.al 12 April 2017
Putin: Marrëdhëniet SHBA-Rusi u përkeqësuan pasi Trump mori

Vladimir Putin deklaroi se marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-së janë përkeqësuar që prej marrjes së drejtimit të Shtëpisë së Bardhë në muajin janar nga ana e Donald Trump.

I pyetur nga televizioni “Mir 24” në lidhje me cilësinë e marrëdhënieve mes dy fuqive. Putin deklaroi se mund të themi se shkalla e besimit në marrëdhëniet tona të punës, kryesisht në fushën ushtarake, nuk është përmirësuar por në të kundërt është përkeqësuar. Deklaratë kjo që vjen pas sulmit që Trump autorizoi drejt depos ushtarake në Siri. Rusia nuk e priti mirë këtë veprim. Trump autorizoi këtë goditje pas sulmit me armë kimike që ndodhi në një qytet në Siri, për të cilin SHBA-të fajësojnë Presidentin Bashar Al-Assad. /LAPSI.AL/

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI