Flash

Portieri i Dortmund rrëfen tmerrin: Pas shpërthimit nuk dinim çfarë të bënim

Lapsi.al 12 April 2017
Portieri i Dortmund rrëfen tmerrin: Pas shpërthimit nuk dinim

Roman Bürki, portier i Borussia Dortmund i ka rrëfyer “Blick” çfarë kishte ndodhur. “Autobusi ishte duke u futur në rrugën kryesore kur ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Isha ulur në rreshtin e fundit së bashku me Bartra. Pas shpërthimit jemi shtrirë të gjithë. Kush mundi u shtri në korridorin e autobusit. Nuk kishim idenë se çfarë do të ndodhte me ne. Policia ndërhyri menjëherë, por jemi ende të shokuar.”

Shumë mesazhe solidariteti u shpërndanë në Twitter.

Gündogan që u largua nga BVB për te City ka shkruar: “Nuk e besoj. Shpresoj të jeni të gjithë mirë”.

Howedes, kapiten i Schalke: “Na ndajnë ngjyrat, por bashkohemi kundër dhunës. Merre veten shpejt Bartra si dhe të tjerët”.

Edhe Ancelotti ka shkruar: “I japim mbështetje të plotë BVB dhe shpresojmë që Bartra të shërohet sa më shpejt”./lapsi.al/

Të këshilluara

Xhaka i dehur mbrëmë me Arsenalin? (VIDEO)

Shumë përdorues të rrjetit social “Twitter” kanë ngritur pikëpyetje rreth faktin nëse ishte zvicerani me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, i dehur në humbjen tu...

16:02

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI