Flash

McCain kritikon përpjekjet ruse për të ndërhyrë në Ballkan

Lapsi.al 12 April 2017
McCain kritikon përpjekjet ruse për të ndërhyrë në

Senatori amerikan John McCain përgëzoi Malin e Zi për anëtarësimin e pritshëm në NATO dhe kritikoi përpjekjet e dyshuara të Rusisë për të ndërhyrë në Ballkan.

Senatori McCain, ish-i burgosur lufte në Vietnam, është një ndër mbështetësit më të fortë të zgjerimit NATO-s në Evropë.

Ai tha të mërkurën në Mal të Zi se “sjellja nga ana e rusëve, në të gjithë rajonin dhe botën, nuk është e pranueshme.”

Senati e mbështeti pranimin e Malit të Zi në NATO muajin e kaluar, një mesazh ky se SHBA do t’u kundërvihen përpjekjeve të Rusisë për të rritur ndikimin në Evropë, shkruan Voa.

Presidenti Donald Trump e nënshkroi ratifikimin të martën.

Zoti McCain tha se sjellja e Rusisë kërkon solidaritetin dhe forcën e SHBA.

NATO-ja e ftoi Malin e Zi për t’iu bashkuar aleancës ushtarake më 29 dhjetor 2015. /LAPSI.AL/

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI