Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Analiza/ Përse dështoi Barcelona përballë Juventus (FOTO/VIDEO)

Lapsi.al 12 April 2017
Analiza/ Përse dështoi Barcelona përballë Juventus

Barcelona e Luis Enrique dominoi në Torino për mbajtjen e topit dhe pasimet, por vrapoi më pak dhe kjo është ndoshta arsyeja e humbjes përballë bardhezinjve...

“Nuk mjafton të jesh superior teknikisht, nëse nuk vrapon...” – thotë një fjalë e urtë në botën e futbollit. Ajo që ndodhi mbrëmjen e së martës në Juventus Stadium në sfidën e Champions League mes Juventus dhe Barcellona ishte një demonstrim i qartë i këtij proverbi.

Nëse blaugranët dominuan në disa nga statistikat që vërteton nivelin teknik të skuadrës që ka në dispozicion Luis Enrique, në nivelin e vrapimit në fushë katalanasit u kaluan nga bardhezinjtë e Allegrit që hodhën bazat e një fitoreje të madhe për “Zonjën e vjetër”.

Barcellona ka një avantazh të dukshëm në zotërimin e topit. Në fund të garës katalansit llogaritën 68,1% të kohës me top përballë 31,9% nga Juventus. Katalansit kishin edhe numrin më të madh të pasimeve të sakta: 91% kundër 82% të bardhezinjve. Një e dhënë e ngjashme edhe për numrin e pasimeve: 560 ata blaugrana kundër 230 të padronëve të shtëpisë.

Situata ndryshon kur flitet për lëvizjen në fushë. Nga ajo që thonë shifrat, Juventus vrapoi 9,1 km më shumë se kundërshtarët spanjollë. Të gjithë lojtarët e Luis Enrique vrapuan 99,7 km ndërsa ata të Allegri 108,8 km. Barcelona vrapoi 5 km më shumë edhe në sfidën ndaj PSG, por sërish humbi 4-0. Tashmë mediat spanjolle kërkojnë një tjetër “përmbysje”, por italianët e kanë bërë të qartë: “Ne nuk jemi PSG!”.

Analiza e Goal.com mbyllet me pamjen që dha Barcelona. “E ngadaltë dhe shumë pak konkrete”- thuhet për katalansit. Mediat italiane ndërkohë e kanë cilësuar historik rezultatin e marrë ndaj spanjollëve. Me nota të larta është vlerësuar argjentinasi Dybala, por edhe trajneri Allegri. /lapsi.al/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI