Flash

VIDEO/ Shqipëria gol në minutën e fundit ndaj Greqisë, kualifikohet në botëror

Lapsi.al 11 April 2017
VIDEO/ Shqipëria gol në minutën e fundit ndaj Greqisë,

Kombëtarja shqiptare e femrave ka siguruar një vend në raundin eliminator të Kupër së Botës 2019 pasi mposhti në minutën e fundit kombëtaren greke me rezultatin 2-1.

Ky ishte takimi i fundit i Grupit B paraeliminator, që u zhvillua në “Elbasan Arena”. 

Shqipëria kaloi e para në avantazh me golin e Megi Doçit, vetëm në minutën e 16-të, avantazh që nuk zgjati shumë, pasi barazimi erdhi dy minuta më pas nga Nati.

Kualifikimi arrihej vetëm nëse ekipi fitonte. Kjo shtyu vajzat e drejtuara nga Armir Grima të kërkonin me doemos golin e fitores.

Në minutën e 49-të, Gkatsou shkaktoi një penallti dhe la Greqinë me 10 lojtare. Velaj gaboi nga pika e penalltisë.

Teksa po afronte fundi i ndeshjes, skuadra kuqezi e vendos totalish në fushën e kundërshtarit. Goli u arrit në minutën e 90-të nga Velaj, e cila në fillim të pjesës së dytë humbi penalltinë.

 

5 minutat shtesë, dhë ndëshkimi i Morinës me karton të kuq nuk shtyu dot Greqinë drejt golit të barazimit.

Me rezultatin final 2-1, ekipi kombëtar i femrave arriti të rrëmbente kualifikimin dhe shpërtheu në festë, ndërsa lojtaret greke u largua me lot ndër sy.

Ndërkohë, Kosova u mbosht nga Malta me shifrat 1-3 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi”. Pas kësaj humbjeje, Kosova mbeti me 0 pikë.

Renditja përfundimtare e Grupit B paraeliminator udhëhiqet nga Shqipëria me 7 pikë dhe më pas ndjekin Greqia me 6, Malta me 4 dhe Kosova me 0. 

Të këshilluara

Argjentina pa trajner. Shkarkon Bauzan

Argjentina ka mbetur pa trajner pasi Edgardo Bauza është shkarkuar nga detyra për shkak të rezultateve të dobëta në eleminatoret e Kampionatit Bo...

08:40

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI