Flash

Erdogan: Europa do të paguajë për atë që ka bërë kundër popullit turk

Lapsi.al 11 April 2017
Erdogan: Europa do të paguajë për atë që ka

Presidenti i Turqisë deklaroi se Europa do të paguajë për atë që ka bërë kundër popullit turk. Ai e quajti Europën si të “sëmurë”, i njëjti term që përdorej nga politikanët europianë për të përshkruar rënien e Perandorisë Osmane përgjatë shkeullit të 19-të.

“Një shekull më parë thanë se ne ishim “i sëmuri i Bosforit”. Tani Evropa është e sëmurë, Evropa po shembet”- tha presidenti Erdogan, gjatë një fjalimi që mbajti në Izmir.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Bashkimit Europian janë tensionuar që kur Holanda dhe Gjermania ndaluan disa tubime të ministrave turq, të cilët dëshironin të merrnin mbështetjen e diasporës turke për referendumin që pritet të ndryshojë kushtetutën në favor të Erdoganit më 16 Prill.

Marrëdhëniet u tensionuan edhe më shumë kur Holanda detyroi ministrat turq që kishin ardhur në këtë vend, të kthehen në Turqi. Ndërsa në Zvicër u zhvilluan protesta kundër Erdogan, ku u shfaq edhe një pankartë që ilustronte vrasjen e Presidentit Erdogan.

Këto ngjarje irrituan keq Presidentin turk, i cili shpërtheu në akuza ndaj këtyre vendeve, duke akuzuar Berlinin për “praktika naziste”, ndërsa Holandën për “fashizëm” dhe “mbetje naziste”. /LAPSI.AL/

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI