Flash

Armatimi nuklear/ Rex Tillerson: Kina si SHBA, të veprohet ndaj Koresë së Veriut

Lapsi.al 10 April 2017
Armatimi nuklear/ Rex Tillerson: Kina si SHBA, të veprohet ndaj Koresë

Një ditë më parë u njoftua se Donald Trump u ka kërkuar zyrtarëve amerikanë “opsione” për eliminim e rrezikut nuklear që paraqet Koreja e Veriut. Sot, sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson është shprehur se edhe Kina ka nisur të pranojë se armatimi bërthamor i shtetit të izoluar komunist përfaqëson një kërcënim ndaj interesave të saj.

“Presidenti Xi (Xi Jinping) e kupton dhe kam bindjen që edhe e pranon se situata është përshkallëzuar pak si shumë e ka mbërritur një nivel kërcënimi, ku kalimi në veprim duket i domosdoshëm”- tha Rex Tillerson.

Tillerson nuk sqaroi se për çfarë veprimi mund të bëhet fjalë saktësisht, por muajin e kaluar në Seul, kryediplomati tha se vendi i tij do të marrë në konsideratë aksionin ushtarak kundër Koresë së Veriut, nëse provokohet prej saj.

Komentet vijnë në kohën kur Shtetet e Bashkuara nisën një grup goditës të udhëhequr nga aeroplanmbajtësja “Carl Vinson” drejt gadishullit korean, ndërsa shtohen gjithmonë e më shumë spekulimet se Peniani po përgatit një tjetër test bërthamor.

Pak ditë më parë, Presidenti Trump zhvilloi një takim në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e Republikët Popullore të Kinës, Xi Jinping. /LAPSI.AL/  

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI