Flash

Ylli Rakipi e nxjerr Ramën bllof. E kap në gënjeshtër (VIDEO)

Lapsi.al 6 April 2017
Ylli Rakipi e nxjerr Ramën bllof. E kap në gënjeshtër

Pasi ka folur për një orë me radhe se gazetarët gënjejnë, se mediat e kazanit shpikin lajme, se ato e prodhojnë vetë realitetin, Edi Rama është kapur në gënjeshtër flagrante për vendet e punës së hapura. Rakipi e pyeti se si është e mundur që ministri i tij i financave thote se në Shqipëri janë hapur 300 mijë vende pune, kurse Banka Botëore raporton se nga viti 2010 në të gjithë Ballkanin Perëndimor janë hapur gjithësej 300 mijë vende pune. Rama ka filluar prapë me refrenein: "Ti gënjen, kjo është një gënjeshtër tjetër, këto janë shpifjet e kuzhinës mediatike...." Sikur të mos mjaftohej me këtë Rama tha se e shkarkonte ministrin e tij nëse Ylli Rakipi ia provonte këtë gënjeshtër si të vërtetë. Nuk zgjati shumë dhe regjia e emisionit nxorri me video, (zë dhe figurë) Arben Ahmetajn tek Top Story i Sokol Ballës të deklaronte se në Shqipëri në perudhën e rilindjes u hapën 180 mijë vende pune, plus 130 mijë në buqësi. Pra më shumë sesa 300 mijë vende pune, tha Ahmetaj.

Kur Rama u përball me këtë fakt, Rakipi e sfidoi: urdhëro shkarkohe ministrin tani. Por pasi bëri një grimasë në fytyrë Eama tha se ai nuk e kishte fjalën për vendet e punës në buqësi (Lapsi.al) 

Të këshilluara

Kush qëndron pas sulmit ndaj Becchetti-it?

Francesco Becchetti nuk është një shenjt. Aq më pak një bamirës. Nëse çdo njeri kurioz kërkon të informohet për të, mjafton të kërkojë në You Tube emisionin Kon...

13:14

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI