Flash

Fake News/ Nga propaganda e shekullit të kaluar, tek lajmet e rreme të shekullit të ri

Lapsi.al 6 April 2017
Fake News/ Nga propaganda e shekullit të kaluar, tek lajmet e rreme të

Propaganda dhe lajmet e rreme kanë ngjashmëri: të dyja janë mënyra të shtrembërimit të të vërtetës për të bindur njerëzit duke shfrytëzuar emocionet, si dhe për të nxitur aksion

Tendenca e fortë e lajmeve të rreme gjatë vitit 2016, ishte shumë ndryshe nga mënyrat analoge të kontrolluara kryesisht nga shteti, në propagandën e shekullit 20. Ajo që pamë një vit më parë, ishin grupe të vegjël njerëzish që përfitonin prej ndërveprimit në mediat sociale, si dhe algoritmeve të tyre, për të krijuar artikuj hiperbolikë përreth një ngjarjeje politike madhore: zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Megjithatë, propaganda dhe lajmet e rreme kanë ngjashmëri: të dyja janë mënyra të shtrembërimit të të vërtetës për të bindur njerëzit duke shfrytëzuar emocionet, si dhe për të nxitur veprim. Ndonëse ky veprim duket politik, motivimi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA nuk ishte domosdoshmërisht i tillë. Shumë krijues po kërkonin më shumë një rrugë për të fituar, duke shpërndarë materiale dhe duke fituar audiencë që do të shihnin reklamat përbri artikujve.

Përpara Internetit, botimi i lajmeve të rreme dhe fitimi i audiencës që mund të monetizohej, ishte pothuaj i pamundur për tre arsye:

  1. Shpërndarja dhe kostot: Shpërndarja e informacionit, në cilëndo shkallë, kish nevojë për një operacion logjistik të kushtueshëm.
  2. Audiencat dhe besimi: Ndërtimi i një audience të madhe merrte shumë më tepër kohë, dhe për shkak se ishte e kushtueshme të fitoje dhe ndërtoje besimin mbi informacionin, botimi i lajmeve të rreme mund të dëmtonte reputacionin, e si pasojë të kishte pasoja ekonomike.
  3. Ligji dhe rregulloret: Për shkak se ishte e kushtueshme të shpërndaje informacion, kishte shumë më pak aktorë. Këta u bindeshin ligjeve për median dhe mund të rregulloheshin. Botimi i lajmeve të rreme, do të përfundonte me shumë gjasa, me padi për botuesin.

Por kjo portë e shkëmbimit të informacionit u hap rreth vitit 2007, me fillimin e revolucionit të mediave sociale. Krijimi i rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter u lejonte njerëzve që të shkëmbenin informacione në një shkallë shumë më të gjerë se më parë, ndërkohë që platformat si WordPress lejonin këdo që të krijonte lehtësisht një faqe interneti dinamike. Shkurt, barrierat e sipërpërmendura për krijimin e lajmeve të rreme, ishin shembur:

  1. Shpërndarja dhe kostot: Kostoja e publikimit (përmes WordPressit) dhe shpërndarjes (përmes rrjeteve sociale) i ishte afruar zeros.
  2. Audienca dhe besimi: Duke parë këto kosto shumë më të ulëta, reputacioni bëhet shumë më i përdorshëm.
  3. Ligji dhe rregulloret: Me kosto shumë më të ulëta, shumë më tepër operatorë përfshiheshin në shkëmbimin e informacionit. Rregullimi i shkëmbimit të informacionit me ligj bëhet një dallgë gjigande – dhe një që është e pamundur të rregullohet plotësisht. / Marrë me shkurtime nga Telegraph – Përgatiti: bota.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI