Flash

The Wall Street Journal/ Kështu Orban po e përzë Sorosin nga Hungaria

Lapsi.al 5 April 2017
The Wall Street Journal/ Kështu Orban po e përzë Sorosin nga

E përditshmja The Wall Street Journal shkruan sot në lidhje me atë që e quan “shtrydhjen” e instituteve të ngritura nga miliarderi amerikan George Soros, në ata vende të Europës ku ka një shtim të retorikës së nacionalizmit. Dru Hinshou e nis artikullin duke përmendur ligjet e sapomiratuara nga parlamenti hungarez, të cilët do të shërbejnë si baza për mbylljen nga ana e qeverisë, të një universiteti në Budapest, i cili shtë themeluar nga Sorosi. Të martën, parlamenti i Hungarisë votoi që, çdo universitet, i cili vepron vetëm në Hungari, por që është i regjistruar jashtë Bashkimit Europian, duhet të sigurojë një marrëveshje ndërkombëtare mes qeverive të dy vendeve, për të vazhduar funksionimin. Sipas qeverisë, ky ligj do të prekte vetëm një institucion: Universitetin e Europës Qendrore në Budapest, i cili u themelua në vitin 1991 nga miliardezi amerikano-hungarz.

Eshtë lëvizja e radhës kundër George Sorosit, i cili e gjen veten të sulmuar nga një seri qeverish në Europën Lindore dhe Qendrore, të cilat duan që të ndalë financimin e fondacioneve të tij. E para është Hungaria, nga e cila Sorosi u largua në moshën 16 vjeç, pasi i kishte mbijetuar Holokaustit. “Vitin e ardhshëm, Sorosi dhe forcat e tij do të shtrydhen e dalin jashtë”, u betua pak kohë më parë në një fjalim radiofonik, Kryeministri radikal i Hungarisë, Viktor Orban.

Dhe nuk ka ndërmend të ndalet këtu. Javën e ardhshme, Orbani ka ndërmend t’i kërkojë parlamentit të miratojë ligje, që u kërkojën agjencive të ndihmës të regjistrohen pranë qeverisë, nëse marrin financime domethënëse nga jashtë. Praktikisht të gjithë agjencitë që do të prekeshin, janë të paktën pjesërisht të financuara nga George Sorosi.

Zëdhënësi i qeverisë hungareze akuzoi miliarderin se ka filluar të futet në gjëra që shkojnë pak më tej se arsimimi, dhe se po ndjek agjendë politike. Ironia qëndron në faktin që vetë zëdhënësi, Zoltan Kovacs është diplomuar në universitetin e Sorosit. “Ai është internacionalist”, tha Kovacs.

Ndërkohë, udhëheqës në Sllovaki, Poloni dhe Maqedni kanë propozuar rregulla të ngjashme, që kanë në shënjestër pikërisht Sorosin. Janë të gjitha masa të krahasueshme me ato që janë miratuar në Rusi, ku media shtetërore vazhdimisht fajëson Sorosin për provokim të krizës së imigrantëve në Europë.

Ndërkohë në Hungari, shkruan WSJ, Orbani e ka shndërruar vendin e tij në një shembull udhëheqës të një nacionalizmi të shekullit të ri. Edhe pse, Fondacioni për Shoqërinë e Hapur që financohet nga Sorosi, dikur ka financuar edhe partinë e Orbanit, Fidesz, si dhe i ka dhënë kryeministrit të ardhshëm një bursë gjashtëmujore studimi në Oksford. Pamfletet e tij të hershme politike, Orbani i ka printuar në printerat e dhuruar prej Sorosit.

Ndërkohë, qeveria e Gjermanisë është deklaruar haptaz kundër ligjit për mbylljen e universitetit, ashtu sikurse edhe Departamenti i Shtetit i SHBA. ndërkohë që, qeveria hungareze këmbëngul se ka autoritetin për të rregulluar prurjen e parave të huaja, që ndikojnë në opinionin e qytetarëve të saj./ Bota.al

Të këshilluara

Vuçiç president/ Serbia drejt autoritarizmit

Analistët që reaguan menjëherë për raundin e parë të votimeve, sugjeruan të dielën se triumfi i Vuçiç e vë tashmë liderin e Partisë Progresive në një pozicion t...

13:54

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI