Flash

Napoli mund Juventusin, por çfarë thonë mediat italiane për Hysajn

Lapsi.al 5 April 2017
Napoli mund Juventusin, por çfarë thonë mediat italiane

Napoli fitoi 3-2 me Juventusin në një ndeshje nervash. Në fushë për të gjithë takimin ishte edhe mbrojtësi i djathtë Elseid Hysaj. Shumica e medieve italiane i kanë vënë notë të lartë dhe kanë bërë komente mjaft pozitive për lojën e shqiptarit.

“Oasport” i jep notën 7 ndërsa shkruan se “ai ishte një shtysë e vazhdueshme në krah në mbrojtjen e Juves. Vrapon për 90 minuta dhe shtesat, duke u bërë shpesh i rrezikshëm në fazën sulmuese”, cioton lapsi.al.

“Sportmediaset” i jep notën 6 ndërsa veçon emrin e tij në ndërtimin e disa aksioneve.

Edhe “90min” e vlerëson me 6 duke shkruar: “Shtyn mjaft mirë në krahun e tij duke e detyruar Juventusin të zhvendoset në krahun tjetër dhe nuk harron të mbrojë mirë”.

“Corriere dello Sport” i jep notën 6 ndërsa shkruan: “Rrezikoi pak, mund të shtynte më shumë”./lapsi.al/

Të këshilluara

FOTO/ Laura Cremaschi rikthehet single

Laura Cremaschi, një nga tifozet më të zjarrta të Romës dhe protagoniste në programin e Mediaset "Avanti un altro" (Te vijë tjetri) të drejtuar nga Bonolis, ësh...

15:22

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI