Flash

VIDEO/ Kuptoi që shokët trukuan ndeshjen ndaj Barcelonës, qan në fushë

Lapsi.al 4 April 2017
VIDEO/ Kuptoi që shokët trukuan ndeshjen ndaj Barcelonës, qan

Mike Fernández, mesfushori i Eldenses, skuadër në kategorinë e tretë të Spanjës ka qarë pas humbjes nga Barcelona B me rezultatin 12:0. Ai ka shpërthyer në lot pas ndeshjes, pasi e ka kuptuar se takimi ishte i trukuar nga disa bashkëlojtarë. Fernández ka marrë përqafime nga kundërshtarët në fushë. 
“Ishte dita më e vështirë e karrierës sime futbollistike. Nuk di ta shpjegoj atë që ndodhi në fushën e lojës dhe pata një paaftësi për të reaguar. Skuadra nuk e tregoi forcën e saj të vërtetë dhe e gjetëm veten duke pësuar 12 gola. U kërkoj falje të gjithëve, por ishte me të vërtetë turpëruese”, - ka shkruar Fernandez.
Ndeshja mes Barcelonës B dhe Eldenses dyshohet se është trukuar nga 4 lojtarë të skuadrës. Pas akuzave për trukim drejtuesit e Eldenses janë tërhequr nga garat duke njoftuar shkrirjen e klubit.

Të këshilluara

Elseid Hysaj bën ironi me Mandzukic

Elseid Hysaj ka shigjetuar me anë të një foto sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukiç. Mbrojtësi i Napolit që ka shkëlqyer në barazimin e mbrëmshëm ndaj Ju...

17:41

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI