Flash

Profil/ Aleksandri i vogël që po fiton duke gënjyer Brukselin

Lapsi.al 4 April 2017
Profil/ Aleksandri i vogël që po fiton duke gënjyer Brukselin

Në një profil pak ndryshe të presidentit të ri serb Vuçiç, nga Dragoslav Dedoviç për Deutsche Velle, ai prezantohet si përralla e një europiani të ri.

Pse konsiderohet Aleksander Vuçiç si politikan i moderuar nga shumë vëzhgues politikë përkundër tendencave autoritare të tij? Në radhë të parë fajin për këtë e ka klima politike botërore. Që kur Londra dhe Uashingtoni i kanë kthyer kurrizin BE, çdo fans i BE-së me sa duket është tejet i mirëpritur, edhe kur ai vjen nga Beogradi.

Vërtet, kryeministri i deritanishëm i Serbisë, i cili u zgjodh president mund të qeverisë në pesë vitet e ardhshme pa shumë rezistencë politike. Vitin e kaluar ai siguroi një shumicë dy të tretat në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Tani si kryetar i partisë qeverisëse, Partia e Progresit, SNS dhe njëkohësisht edhe si President i vendit, Vuçiç dendësohet aq shumë me pushtet, saqë për herë të fundit një përqëndrim të tillë e kemi parë në kohën e Millosheviçit.

Kjo në një kohë kur pavarësia e institucioneve në Serbi nuk është ende realitet. Pushteti zbarkon aty ku ndodhet edhe kapedani. Presidenti Vuçiç do të instalojë një kryeministër të komandueshëm. Po qe se qeveria bën punë të mirë edhe ai do të shkëlqejë. Po qe se jo, Vuçiç do të distancohet, madje mund të kthehet në kritikun më të madh të saj. Ai nuk ka më nevojë të veprojë, ai do të lerë të tjerët të veprojnë. Në fund, shërbëtorët besnikë që jetësojnë axhendën e tij, ose do të lavdërohen ose do të ndëshkohen nga Vuçiç.

Në kryeqytetet europiane dihet preferenca e Vuçiçit për të fyer gazetarët, poshtërimi i opozitës, po ashtu edhe metodat e tij manipulative të sundimit. Jashtë mikrofonëve pohohet, se ky gjoja demokrat që lëvdohet aq shumë, në shtëpinë e vet tregon një fytyrë tjetër jo tamam demokratike, por me delir vetëkonfirmimi. Por për sa kohë që ai pozicionohet me tone pajtuese në çështjen e Kosovës dhe përsërit refrenin e stabilitetit, në perëndimin pragmatik do të mbahen në tone të ulta kritikat për gjendjen e mjerueshme të medias dhe të sistemit të drejtësisë.

Krahasuar me të shkuarën e përgjakshme, gjendja aktuale në Beograd mund të quhet madje idilike. Edhe po të shohësh tensionet e brendshme politike në Bosnje-Hercegovinë, Maqedoni, Kosovë, Vuçiçi na paraqitet si një zotëri i mirë, që nuk i hap shumë probleme perëndimit. Në këtë kontekst ai mund të lozë në Serbi si të dojë, mund të paraqitet në të gjithë kanalet televizive gati dhjetë herë më shumë se të rivalët nga opozita dhe mund të ushtrojë presion ndaj votuesve me vendin e punës.

Shpresa është e dobët që stili qeverisës i Vuçiçit të bëhet më i moderuar gjatë negociatave me BE-në. Por kjo shpresë mund të dalë në fund edhe si iluzion. Në pesë vitet e ardhshme, sunduesi i vetëm legjitim, me shumë gjasa do ta nxjerrë edhe më qartë fytyrën e tij të vërtetë. /abcnews

Të këshilluara

Vuçiç president/ Serbia drejt autoritarizmit

Analistët që reaguan menjëherë për raundin e parë të votimeve, sugjeruan të dielën se triumfi i Vuçiç e vë tashmë liderin e Partisë Progresive në një pozicion t...

13:54

Londra dhe kërkesa për Brexit-in

Kryetarët e tjerë të shteteve dhe të qeverive nga 27 shtete të tjera të BE demonstruan unitet në 60 vjetorin e Marrëveshjeve të Romës. Kurse Britania e Madhe pa...

20:26

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI