Flash

"Wikileaks" mund te sabotojë operacione të CIA"

Lapsi.al 3 April 2017
"Wikileaks" mund te sabotojë operacione të CIA"

Operacionet e përgjimit të ndërmarra nga CIA mund të sabotohen pas publikimeve të fundit të Wikileaks, që tregonin teknikat e hakerimit.

Kodi i përdorur nga CIA për të fshehur origjinën e viruseve u treguan me detaje në publikimin e fundit të faqes së internetit që i ka “shpallur luftë” administratës amerikane. 

Kështu, sipas ekspertëve, kodi mund të përdoret për të krijuar një “firmë” për virusin e CIA-s. Informacioni është pjesë e një pakete të gjerë të dhënash për veglat e hakerimit të Agjencia Qendrore e Inteligjencës, të cilat filluan të publikohen muajin e kaluar. 

“Publikimi i këtyre informacioneve mund të jetë një nga dëmet teknike më të mëdha që mund të shkaktohen”, deklaroi Nicholas Weaver, një ekspert sigurie pranë Universitetit të Kalifornisë. 

Në një intervistë për “Washington Post”, ai theksoi se, “kjo është projektuar për sabotimin e operacioneve në zhvillim të CIA-s dhe zbulimin e atyre të mëparshëm”. 

Deri më sot, informacionet e publikuara mbi përgjimet e CIA-s nga Wikileaks kanë qenë kryesisht shkrime tekstuale, ndërsa publikimet e fundit tregojnë teknikat për fshehjen e origjinës së virusit. 

Ato tregojnë teknikat e maskimit që përdoren për ta bërë më të vështirë reagimin ndaj virusit për të zbuluar se kush e ka ndërmarrë aksionin fillestar.

/ Top Channel 

 

Të këshilluara

Vuçiç president/ Serbia drejt autoritarizmit

Analistët që reaguan menjëherë për raundin e parë të votimeve, sugjeruan të dielën se triumfi i Vuçiç e vë tashmë liderin e Partisë Progresive në një pozicion t...

13:54

Londra dhe kërkesa për Brexit-in

Kryetarët e tjerë të shteteve dhe të qeverive nga 27 shtete të tjera të BE demonstruan unitet në 60 vjetorin e Marrëveshjeve të Romës. Kurse Britania e Madhe pa...

20:26

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI