Flash

Vuçiç president/ Serbia drejt autoritarizmit

Lapsi.al 3 April 2017
Vuçiç president/ Serbia drejt autoritarizmit

Analistët që reaguan menjëherë për raundin e parë të votimeve, sugjeruan të dielën se triumfi i Vuçiç e vë tashmë liderin e Partisë Progresive në një pozicion të paprecedentë për të marrë drejtimin e vendit në pesë vitet e ardhshme.

Zoran Stojiljkoviç, profesor në fakultetin juridik të Beogradit, i tha televizionit N1 të dielën në mbrëmje se Serbia tani pranë kthimit në një “sistem personal të pushtetit” për Vuçiç.

Stojiljkoviç tha se pushteti i Partisë Progresive është tani aq i fortë saqë partia jo vetëm që mund të vendosë se kush merr pozicionet në krye të aparatit shtetëror, por në të gjitha nivelet e punësimit në shtet.

Jovo Bakiç, një profesor në fakultetin e filozofisë në Beograd, i tha N1 se fitorja e Vuçiç në raundin e parë nuk ishte e mirë për demokracinë në Serbi.

“[Shoqëria] do të shembet padiskutim tërësisht. Por meqë jemi mësuar me këtë, duhet ta pranojmë me qetësi filozofike,” tha Bakiç.

Ai sugjeroi megjithatë se Vuçiç ka mbështetjen e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit rus Vladimir Putin, i cili e takoi kryeministrin serb gjatë fushatës së tij presidenciale.

“Vuçiç është i rëndësishëm sepse ai mund të garantojë sigurinë. Çdo autoritar në Ballkan është i shkëlqyer për ta [komunitetin ndërkombëtar] ndërsa garantohet siguria. Nga momenti që ai nuk mund ta bëjë këtë, ata do të kërkojnë një tjetër,” tha Bakiç.

Sipas rezultateve paraprake, të publikuara të dielën nga Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci, CeSid, Vuçiç fitoi 56.1 për qind të votave, duke siguruar një mandat 5-vjeçar si president i Serbisë.

Rezultatet paraprake e vënë ish-avokatin e popullit Sasa Jankoviç me 15.5 për qind të mbështetjes, politikanin shakatar – Beli me 9.6 për qind, ish-ministrin e jashtëm Vuk Jeremiç me 5.7 për qind dhe liderin e Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel me 4.6 për qind.

Stojiljkoviç dhe Bakiç thanë se presin ndryshime serioze në pozitë pas dështimit të fundit në zgjedhje – dhe paaftësinë për ta çuar Vuçiç në garë për një raund të dytë votimi.

Boban Stojanoviç nga fakulteti i shkencave politike në Beograd sugjeruan që vendi i dytë për Jankoviç tregon se ai është tani de fakto lideri i opozitës.

“Pres që Sasa Jankoviç të marrë pozicionin e liderit të opozitës, dhe rezultatet e tij e treguan këtë,” tha Stojanoviç për N1 të hënën.

Sasia e votave të marra nga satiriku Ljubisa Preletaceviç – Beli ishte befasia e zgjedhjeve, tha Stojiljkoviç.

“Prisja që Ljubisa Preletaceviç të nxiste abstenuesit, por ai qartazi motivoi disa të rinj dhe votues opozitarë të zhgënjyer,” tha ai.

Bojan Klacar nga CeSid gjithashtu tha se ai priste ndryshime në skenën politike, dhe paralajmëroi se të gjitha partitë politike duhet të kenë kujdes nga suksesi i Belit.

Dragoljub Draza Petrovic, kryeredaktori i gazetës Danas, tha të dielën se zgjedhjet presidenciale “ishin një vrap i lehtë mëngjesi për Aleksandër Vuçiç”, dhe sugjeroi se opozita duhet të bojkotonte zgjedhjet në vend që të përhapte shpresa false.

Petroviç tha se kishte pasur një “përmbytje të Vuçiç” në median serbe para votimit.

Kryeministri mori mbulim joproporcional nga media tradicionale gjatë fushatës zgjedhore.

Petroviç tha se momenti kulminant ishte kur Vuçiç që po merrej në pyetje bashkë më prindërit në Happy TV, u bë ‘heroi’ i ditës kur nxitoi t’i jepte ndihmën e parë një të riu në audiencë të cilit i ranë të fikët.

“Na duket komike, por për votuesit e tij nuk ishte,” tha ai./Maja Zivanoviç BIRN

 

Të këshilluara

Londra dhe kërkesa për Brexit-in

Kryetarët e tjerë të shteteve dhe të qeverive nga 27 shtete të tjera të BE demonstruan unitet në 60 vjetorin e Marrëveshjeve të Romës. Kurse Britania e Madhe pa...

20:26

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI