Flash

FOTO/ Gjendet e vdekur modelja me sytë ngjyrë deti

Lapsi.al 1 April 2017
FOTO/ Gjendet e vdekur modelja me sytë ngjyrë deti

Një modele nga ishujt Maldive, njëkohësisht studente e mjekësisë, është gjetur e vrarë në dhomën e saj në konviktin studentor në Bangladesh.

Sipas raportimeve të “The Sun”, nga hetimet paraprake pista më e kredituar është ajo e vetëvrasjes, por dyshimet e hetuesve janë të shumta.

Gazeta britanike shkruan se, trupi i pajetë i 21-vjeçares Raudha Athif, në vitin e dytë të fakultetit të mjekësisë, u gjet nga shoqet e saj mesnatën mes së mërkurës dhe së enjtes.

Dhoma e saj ishte e mbyllur nga brenda dhe vajzave u desh të përdornin forcën për të rrëzuar derën.

Ndërkohë, krahas pistës së vetëvrasjes, hetuesit janë në pritje të autopsisë për të marrë vesh shkaqet e vdekjes. Në trupin e së ndjerës nuk shfaqen shenja dhune.

Sidoqoftë, administratorja e konviktit ku modelja qëndronte, Mahmuda Begum ka deklaruar se vajza dukej gjithmonë e qeshur dhe e lumtur, ndaj dhe hipoteza e vetëvrasjes është e vështirë të besohet.

Raudha Athif ishte kthyer në një yll të internetit në vitin 2014 për ngjyrën e syve të saj, një bojëqielli e ndezur, prej nga i ishte vënë pseudonimi “vajza me sytë ngjyrë deti”. Vitin e kaluar 21-vjeçarja ishte shfaqur në kopertinën e edicionit indian të revistës “Vogue”./Top Channel/

Image result for Raudha Athif

Image result for Raudha Athif

Image result for Raudha Athif

Image result for Raudha Athif

Image result for Raudha Athif

Image result for Raudha Athif

Image result for Raudha Athif

 

Të këshilluara

Londra dhe kërkesa për Brexit-in

Kryetarët e tjerë të shteteve dhe të qeverive nga 27 shtete të tjera të BE demonstruan unitet në 60 vjetorin e Marrëveshjeve të Romës. Kurse Britania e Madhe pa...

20:26

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI