Flash

Dy 1 prillët e ndryshëm të Metës

Lapsi.al 1 April 2017
Dy 1 prillët e ndryshëm të Metës

Katër vite pasi vendosi t’i japë një shanc Edi Ramës për të ardhur në pushtet, LSI po kalamendet gjatë nëse duhet t’i ripërtërijë besimin kryeministrit edhe për mandatin tjetër. Por, midis 1 prillit të vitit 2013 dhe këtij të sotmit ka një ndryshim shumë të madh.

Atëherë Ilir Meta, pas një takimi enigmatik kokë më kokë me Berishën, ku askush nuk mësoi se për çfarë i kishin dhënë besën njëri - tjetrit, doli publikisht të thoshte se koalicioni i panatyrshëm kishte mbërritur në fund. Me lehtësinë e një njeriu që nuk mban përgjegjësi për të shkuarën, Meta e përligji këtë ndarje me mbarimin e kontratës katër vjeçare.

Edhe termi që ai gjeti për të etiketuar lamtumirën i përkiste lëmit të tregtisë dhe biznesit. Kontrata kishte mbaruar, pazari kishte mbërritur në fund dhe gjithçka tjetër për të cilin e bezdisnin opinionistët dhe gazetarët i takonte punës së historianëve dhe arkeologëve.

Historianët, duhet të gjenin se pse gjatë mandatit që ai qeverisi me Berishën, Meta nuk tha asnjë fjalë kur gjykata mbylli aferën e rrugës së kombit dhe atë të Gërdecit, pa fajtorë politikë.

Historianët duhet të gjenin se përse për zhdukjen e Kosta Trebickës nuk u zbulua përgjegjës.

Historianët duhet të gjenin se përse privatizimet më të mëdha, Armo, Albpetrol, CEZ dështuan me turp.

Historianët duhet të gjenin se përse në 21 janar u vranë katër qytetarë të pafajshëm.

Historianët duhet të gjenin se përse kur njerëz të rëndësishëm të shtetit akuzoheshin si “horra dhe lavire bulevardi”, Meta nuk kishte fuqi të belbëzonte: “Kujdes, me qetësi dhe dashuri”.

Historianët duhet të gjenin se përse presidenti i republikës, që LSI ishte betuar se nuk do ta votonte kurrë, u kurorëzua me votat e saj.

LSI-a doli nga koalicioni, një mëngjes të bukur prilli (Lexo poshtë teksin dhe shiko videon), pa pasur guximin të artikulonte qoftë edhe një vërejtje për Berishën dhe PD. Me ftohtësinë e një tregëtari të sprovuar Meta u mjaftua të thotë se kontratës i kishte ardhur fundi.

Kurse ky 1 prill i katër viteve më pas është i ndryshëm. Tani vendin e arkeologëve dhe historianëve po e luajnë, Manjani, Koka, Tavo, Rama dhe Kryemadhi.

Ditë pas dite, ata e kanë bombarduar qeverinë e Ramës më keq se opozita.

Ishin ata që thanë të parët se gjendja e drogës është aq keq sa duhet futur ushtria.

Ishin ata që thanë se policia do përdoret për të vjedhur zgjedhjet.

Ishin ata që ngritën alarmin se me anë të reformës në drejtësi, Rama do të godasë rivalët politikë.

Ishin ata që hodhën poshtë reformën në arsim.

Ishin ata që e panë si rrezik dredhinë e Ramës për të mbushur Shqipërinë me plehra.

Ishain ata që goditën pareshtur ministrin më të suksesshëm, Saimir Tahiri.  

Po atëherë pyetja që ngrihet është: A ka më kuptim që LSI të vazhdojë të qeverisë me Ramën, pasi nuk bie dakord në asnjë nga çështjet e mëdha me partnerin e tij të koalicionit?

A ka simetri që ai që u largua 1 prillin e katër viteve më parë pa bërë asnjë vërejtje për Berishën, të vazhdojë të qëndrojë me Ramën pas gjithë atyre që ka thënë?

A ka ndopak koherencë tek këto qëndrime kaq të ndryshme të LSI-së?

Në këtë ditë të njohur botërisht, Ilir Metës mund t’i mjaftonte dhe justifikimi i thjeshtë që përdori mandatin tjetër, për të thënë lamtumirë. Ai mund të përdorte argumentin e “fundit të kontratës” për t’u larguar. Po të donte mund të shkonte edhe më tej, të rendiste edhe njëherë gjithë vërejtjet e muajve të fundit që ia bënin legjitime përplasjen e derës.

Por Ilir Meta këtë 1 prill po heziton. Sepse nëse sjellja e tij prej biznesmeni ia justifikoi ndarjen me Berishën, biznesi i tij aktual ia vështirëson prishjen me Ramën.

Prandaj ndoshta është e kotë që Ilir Metës t’i kërkosh të prononcohet këtë ditë gënjeshtrash. Për të kjo mund të jetë thjeshtë një ditë e zakonshme, si gjithë të tjerat e vitit. (Lapsi.al)   

Të këshilluara

Rama- Basha, një dialog skizofrenik

Beteja për të përdorur faktorët ndërkombëtarë në luftën e brendëshme politike, është futur në një fazë skizofrenike. Gjatë një interviste për një nga mediat më ...

14:14

De Biasi, fillimi i fundit

Gianni de Biasi po kalon çastet më të vështira që nga dita që u vu në krye të kombëtares shqiptare, gjashtë vite më parë. Të premten në Palermo, ai arkivoi...

20:46

Hija e Erdoganit mbi Tiranë

Më në fund Edi Rama e theu edhe një tabu. Ishte betuar me veten dhe të tijët që nuk do t’i përgjigjej publikisht Ben Blushit. Disa thonin se e kishte marrë këtë...

14:42

Rama, marshimi i vetmuar drejt fundit

Kryeministri hipotetik, i qeverisë hipotetike teknike, me siguri që ditën e parë të punës do të çmontonte koshin e basketbollit mbi derën e zyrës dhe do të lyen...

08:53

Nishani “fali” Xhafën dhe goditi Bashën

Ndryshe nga pritshmëritë e krahut që mbështet Lulzim Bashën në PD, Bujar Nishani ka vendosur të mos e përfshijë presidencën në strategjinë e thellimit të krizës...

18:36

Rama duhet të qeverisë pa Metën

Në Shqipëri, sulmi i të shëmtuarës është bërë i padurueshëm. Politikanët dhe politika brenda botës së tyre, jo vetem që nuk përpiqen të jenë të&n...

10:08

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI