Flash

Zbulohet marrëveshja e fshehtë mes Kosovës dhe Shqipërisë për futbollistët

Lapsi.al 29 March 2017
Zbulohet marrëveshja e fshehtë mes Kosovës dhe

Federata Shqiptare e Futbollit dhe homologia e saj e Kosovës kanë një akord për sa u përket lojtarëve me origjinë kosovare. Duket se të dy palët kanë arritur në konkluzionin që nuk duhet t’i pengojnë rrugën njëri-tjetrit në këtë aspekt.

“Kemi një mirëkuptim me Federatën e Kosovës dhe nuk ia prishim. Ata kanë të drejtë të ftojnë të parët lojtarët me origjinë kosovare”, shpjegoi De Biazi në intervistën e tij të dhënë për “Opinion”. Me pak fjalë, futbollistët me origjinë kosovare të cilët do të zgjedhin të veshin fanellën e Shqipërisë, ose do të jenë të “injoruar” nga Kosova, ose i kanë thënë “jo” asaj.

“A është më e vështirë tani? Besoj se po, se shumë lojtarë që më parë luanin në Shqipëri tani do të luajnë për Kosovën, do kthehen në tokën e tyre të origjinës”, vijoi ai duke treguar edhe shembujt konkret.

“Atdhe Nuhiun e ftova në fillim por nuk donte të vinte. E kam ftuar, e kontaktoi edhe Berisha por nuk pranoi. Besart Berisha tha se nuk vinte se i duheshin dy ditë për të ardhur nga Australia, për Kosovën e beri sakrificën”, deklaroi ai.

Të këshilluara

FOTO+16/ Sportisti me të dashurën më seksi

Claudia Sampedro një rivale e denjë e Kim Kardashian. Një bombë e vërtetë që ka hyrë me prepotencë në botën e NFL. Ajo është partnerja e Julius Pappers, që luan...

09:28

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI