Flash

Mediat italiane kritika Strakoshës dhe vlerësime Hysajt dhe Hykës

Lapsi.al 29 March 2017
Mediat italiane kritika Strakoshës dhe vlerësime Hysajt dhe Hykës

Mbrojtja e Kombëtares dhe portieri Thomas Strakosha cilësohen si më të dobëtit në humbjen 2-1 ndaj Bosnjë-Hercegovinës në miqësoren e sotme. “Tuttomercatoweb” ngel në klasë “gardianin” kuqezi, të cilin e cilëson si fajtor në golin e parë të pësuar, ndërsa nga reparti i prapavijës shpëton vetëm Elseid Hysaj.

Në radhët e boshnjakëve, ai që u paraqit më dobët sipas “TMW” ishte sulmuesi Kenan Kodro.

Strakosha – “Pëson dy gola, por penalltia lind nga një gafë në dalje që ia dorëzon topin Xhekos. Një episod që minon së tepërmi paraqitjen e tij të përgjithshme”, shkruan “Tuttomercatoëeb”.

Mbrojtja e Shqipërisë – “Me përjashtim të të shkëlqyerit Hysaj, pjesa tjetër e prapavijës nuk i dha trajnerit De Biazi garancitë që kërkonte. Këtu ndikuan edhe mungesat, por çdo sulm i Bosnjës shndërrohej në rrezik për të zotët e shtëpisë”, vijon analiza e faqes sportive ueb-italiane.

Sa u takon atyre që meritojnë vlerësime pozitive, nga radhët e kuqezinjve veçohet Jahmir Hyka. “Lëviz vazhdimisht në krahë, duke u shfaqur i rrezikshëm me depërtimet nga krahu i djathtë. Shumë herë shkëputet në kufijtë e pozicionit jashtë loje dhe, para se të lërë fushën ‘pikturon’ një top të përsosur për Balajn, i cili duhet vetëm ta çojë në rrjetë”, shkruan “TMË”.

Nga Bosnja, vlerësime pozitive kanë marrë kapiteni Edin Xheko, autori i golit të parë, dhe mesfushori Rade Kruniç.

 

Të këshilluara

VIDEO/ Italia fiton edhe ndaj Holandës

Italia ka shënuar një tjetër fitore pas asaj me Shqipërinë. Ndonëse një miqësore “axurrët” fituan 2-1 në një sfidë luksi me Holandën. Të parët shënuan tulipanët...

20:48

Çfarë thotë Edin Dzeko për Shqipërinë

Edin Dzeko ka shënuar sot golin e tij të 50-të me fanellën e kombëtares së Bosnjë-Hercegovinës duke e cilësuar një ndjesi të veçantë. “Është shumë mirë të sh...

19:12

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI