Flash

Besnik Dizdari: Ky është bilanci katastrofik i De Biasi-it ne 15 muajt e fundit

Lapsi.al 29 March 2017
Besnik Dizdari: Ky është bilanci katastrofik i De Biasi-it ne 15 muajt

Po ti hysh shifrave dhe të shikosh vitin 2016 dhe 2017, bilanci i kombëtares shqiptare duket katastrofik. Pikërisht këtë ka vërë gazetari me përvojë Besnik Dizadari i cili në një shkrim për gazetan "Panorama Sport" të titulluar; “festa mbaroi, duhet me u zgjue!” ka analizuar shifrat e 15 muajve të fundit. Duke bërë thirrje që ne ekranet tona të mbushura me trajnerë pa punë në rrolin e analistëve, duhet të luajnë më shumë rrol gazetarët që qëmtojnë faktet dhe të dhënat, Dizdari vëren se viti i lavdishëm i pjesmarrjes në Europina, nuk është aq shumë sa duket.

"...në 13 ndeshjet e fundit, miqësore e kualifikuese, që i përkasin gjithë vitit 2016 dhe këtij 2017, Shqipëria ka fituar vetëm 4 ndeshje, ka barazuar 1 dhe ka humbur bukur 8 herë (pa përmendur këtu humbjen e të martës me Bosnjen në Elbasan - shën i red) ! Një bilanc i keq, natyrisht. Interesantja tjetër është se brenda këtij bilanci, i bujshëm madje, hyn edhe vetë viti 2016, edhe pse Shqipëria ishte midis 24 finalistëve të Kupës së Europës" shkruan ai. Dhe si për ta bërë edhe më tragjike këtë periudhë të drejtimit të De Biasit, Dizdari thekson: "Duke harruar që në 13 ndeshjet e fundit Shqipëria ka 8 (9 pas Bosnjes) humbje dhe 4 fitore krejt modeste. Duke harruar pra se 4 fitoret janë me Katarin, Lietenstejnin, Maqedoninë dhe Rumaninë. Çka do të thotë se vetëm kjo me Rumaninë ka vlera të vërteta të futbollit modern. Kësisoj, statistikisht, në 15 muaj rresht, Shqipëria është një humbëse “e përsosur”.

Por për të qenë objektiv gazetari me përvojë tregon se di të tregojë dy periudhat e De Biasit: Atë kur skuadra ishte në formë dhe këtë kur humbjet pasojnë njëra tjetrën:

Mos kujtoni se harrojmë. Kombëtarja modeste e Shqipërisë vitet e fundit, në 50 ndeshjet e drejtimit të trajnerit Gianni De Biasi, ka mbërritur vërtet disa rezultate fort të bukura madje. Ku hyjnë sidomos 10 fitoret në 26 ndeshjet kualifikuese euro-botërore, duke mbërritur edhe 24-shen e Europës – qoftë dhe falë 3-0 që na “e dhuroi” Serbia në tabaka.

Vështroni mirë: në 26 ndeshje euro-botërore, Giani De Biasi ka mbërritur pra 10 fitore, çka do të thotë gati 50 për qind sukses (janë 12 humbje). Asnjë trajner shqiptar as që e ka ëndërruar këtë bilanc. Meritë e madhe, historike e një Gianni De Biasi, doemos edhe e vetë drejtimit të FSHF-së. E megjithatë, kjo nuk do të thotë se Zoti na i merr mendtë deri aty saqë të harrojmë këto 13 ndeshje të fundit me 8 (9 pas Bosnjës) humbje tejet të rënda! (Lapsi.al)

Shkrimi i plote:http://www.panorama.com.al/sport/festa-mbaroi-duhet-me-u-zgjue/

Të këshilluara

FOTO+16/ Sportisti me të dashurën më seksi

Claudia Sampedro një rivale e denjë e Kim Kardashian. Një bombë e vërtetë që ka hyrë me prepotencë në botën e NFL. Ajo është partnerja e Julius Pappers, që luan...

09:28

VIDEO/ Italia fiton edhe ndaj Holandës

Italia ka shënuar një tjetër fitore pas asaj me Shqipërinë. Ndonëse një miqësore “axurrët” fituan 2-1 në një sfidë luksi me Holandën. Të parët shënuan tulipanët...

20:48

Çfarë thotë Edin Dzeko për Shqipërinë

Edin Dzeko ka shënuar sot golin e tij të 50-të me fanellën e kombëtares së Bosnjë-Hercegovinës duke e cilësuar një ndjesi të veçantë. “Është shumë mirë të sh...

19:12

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI