Flash

Hileja e policëve për t’ju kapur me telefon në makinë

Lapsi.al 28 March 2017
Hileja e policëve për t’ju kapur me telefon në makinë

Të gjithë ne pavarësisht se bëjmë sikur zbatojmë ligjet, në një moment çfarëdo të ditës na ndodh që të flasim në celular ndërkohë që jemi duke drejtuar makinën. Kjo natyrisht është shumë e rrezikshme pasi një pakujdesi e vogël apo një lajm i keq i marrë në celular, mund të na heqë vëmendjen dhe të shkaktojmë ndonjë aksident vdekjeprurës.
Por nëse deri tani shikonim rreth e qark nga xhamat e makinës për të parë nëse kishte ndonjë polic vërdallë, tashmë kjo nuk do të na ndihmojë shumë. Kështu policia britanike ka filluar të zbatojë një plan i cili duket se po i kap të gjithë “me presh në duar”. Ata hipin si pasagjerë nëpër autobuzë linjash dhe shohin nga dritarja makinat që u kalojnë përbri.
Sigurisht shoferët e shkretë nuk e mendojnë kurrë se në autobus mund të ketë ndonjë polic që po i vëzhgon ndaj dhe janë më të shkujdesur, shkruan “joq”. Mediat britanike raportojnë se ky është një veprim i cili po jep mjaft efekt në këtë shtet. Nuk dihet nëse mund të ketë të ardhme edhe në Shqipëri, por nuk duket ide e keqe.
 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI