Flash

FOTO/ U përjashtuan përjetë nga stadiumet, por “Illyrian Elite” u shfaqën edhe në “Elbasan Arena”

Lapsi.al 28 March 2017
FOTO/ U përjashtuan përjetë nga stadiumet, por “Illyrian

Pas asaj që ndodhi në Palermo, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi që të përjashtonte grupimin “Illyrian Elite” nga ndeshjet e Kombëtares si dënim për prishjen e imazhit të Shqipërisë. Por pavarësisht bujës që bëri ky vendim i FSHF-së, në realitet, asgjë nuk ka ndryshuar. “Illyrian Elite” nuk kanë munguar as në takimin e sotëm kundër Bosnjë Hercegovinës dhe nuk kanë ngurruar që të bëjnë të ditur praninë e tyre edhe me një postim në Facebook.

Duket se urdhëresa e FSHF-së nuk u kishte shkuar forcave të sigurisë në stadium, ose këta të fundit kanë vendosur të tolerojnë në këtë ndeshje, pasi grupimi në fjalë nuk u fsheh aspak, përkundrazi. Të pozicionuar në një vend të dukshëm në Tribunën C të stadiumit, ata u paraqitën me fanellat me logot e tyre, për të bërë të qartë se nuk frikësoheshin kurrsesi nga kërcënimi i FSHF-së i cili në rastin konkret rezultoi bosh.

Image may contain: 2 people

 

Të këshilluara

Gafa e Strakoshës dhe goli i parë (video)

Megjithëse shkëlqeu në ndeshjen ndaj Italisë Thomas Strakosha ka bërë në Elbasan ndaj Bosnjes një gafë që do të mbahet mend gjatë. Bosnjë dhe Hercegovina ka ...

16:59

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI