Flash

Plas sherri në kombëtare/ Xhaka largohet i zemëruar me De Biasin

Lapsi.al 25 March 2017
Plas sherri në kombëtare/ Xhaka largohet i zemëruar me De Biasin

Dihet se zinxhiri i rezultateve të këqia sportive sjell nervozizëm dhe thyerje morale brenda ekipeve. Kjo dyshohet se ka ndodhur edhe me kombëtaren kuqezi pas humbjes së tretë radhazi, asaj në Palermo (2-0) kundër Italisë.

Menjëherë pas saj, dy nga titullarët e europianit, Abrashi dhe Xhaka janë larguar në mënyrë demonstrative nga skuadra dhe nuk kanë udhëtuar drejt Tiranës për të përgatitur ndeshjen miqësore kundër Bosnjes. Përpos gjendjes së rënduar emocionale të skuadrës, në aktin e tyre, sidomos të Taulantit që njihet për impulsivitetin e tij, mendohet se ka luajtur rol edhe vendimi i De Biasit për të mos i aktivizuar në një ndeshje vitrinë si ajo e Palermos (lexo shkrimin poshte). Burime brënda të kuqve informuan sot për këtë pakënaqësi ndërsa në komunikimin e tij me mediat, trajneri i kombëtares u mundua ta relativizojë atë. Gjithsesi nga goja e teknikut doli një shprehje e rrallë: “Taulant Xhaka nuk është i pazëvendësueshëm".

Por Gianni de Biasi e ka mohuar lajmin se Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi janë larguar nga ekipi në shenjë pakënaqësie ndaj tij.

“Nuk ka asnjë lloj refuzimi. Xhaka ka shkuar sepse ka disa probleme, Abrashi ka problem fizike në gju”, deklaroi De Biasi në konferencë për media.

Megjithëatë për të mos e bërë sherrin publik, ka menduar në një farë mënyre vetë Xhaka. Në faqen e tij zyrtare në Facebook ai ka postuar një foto bashkë me Abrashin duke e komentuar: "Deri  në vdekje kuqezi!”.

xhaka fb

 

Të këshilluara

Bufon: Bravo Strakosha, shqiptarët...  

Portieri i Italisë Xhanluixhi Bufon ka dhënë një koment shumë të shkurtër për Supersport. Fillimisht ai është pyetur për ndeshjen e tij të 1 mijtë që rezultoi t...

22:56

Analiza/ Pse Shqipëria humbi me Italinë

Ish-trajneri i kombëtares Astrit Hafizi ka komentuar ndeshjen Itali-Shqipëri të humbur 2-0. Sipas tij rezultati pritej dhe se ishte e qartë që përpara ndeshjes ...

22:09

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI