Flash

Basha: Faji imi! Strakosha: Do ta kem vështirë me Immobilen!

Lapsi.al 24 March 2017
Basha: Faji imi! Strakosha: Do ta kem vështirë me Immobilen!

Mbrojtësi i Kombëtares Migjen Basha pranoi se ishte fajtor në shkaktimin e penalltisë ndaj Italisë.

“E pashë Bellotin që po hynte në zonë. Nuk ishte detyra ime ta mbuloja, por e kisha afër dhe ndërhyra. Nuk e kam parë akoma përsëritje, por ai bëri një lëvizje që më detyroi ta prekja. E pranoj. Ishte gabim i imi. Duhet të isha më i qetë” – thotë Basha në Supersport.

Ndërsa vetë Thomas Strakosha rrëfeu emocionet e debutimit.

"Jam i mërzitur që e nisa me një humbje. E tillë ishte loja. Nuk kisha vënë ndonjë bast me Immobile, por tani që do të kthehem te Lacio do ta kem të vështirë me të” – thotë Strakosha./lapsi.al/

Të këshilluara

Analiza/ Pse Shqipëria humbi me Italinë

Ish-trajneri i kombëtares Astrit Hafizi ka komentuar ndeshjen Itali-Shqipëri të humbur 2-0. Sipas tij rezultati pritej dhe se ishte e qartë që përpara ndeshjes ...

22:09

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI