Flash

Ukrainë/ Vritet ish-deputeti rus, kritik i Putinit. Kievi fajëson Moskën

Lapsi.al 23 March 2017
Ukrainë/ Vritet ish-deputeti rus, kritik i Putinit. Kievi fajëson

Vrasjen në qendër të Kievit të ish-deputetit rus Denis Voronenkov, ditën e sotme pranë një hoteli, Kievi ia ka faturuar Moskës.

Dhjetorin e kaluar, Voronenkov ishte larguar nga Rusia për t’u strehuar në Ukrainë, pasi u akuzua për korrupsion nga autoritetet e Moskës. Me t’u stabilizuar në Kiev, Voronenkov kishte kritikuar ashpër autoritetet ruse, si dhe kishte dëshmuar në procesin gjyqësor kundër ish-presidentit Yanukovich.

Ai kishte denoncuar faktin se Kremlini kishte falsifikuar zgjedhjet, qoftë ato presidenciale, ashtu edhe ato parlamentare dhe lokale, si dhe kishte akuzuar shërbimet e sigurisë se kishin marrë pushtetin dhe kontrollonin Dumën ruse.

Më pas, Rusinë e drejtuar nga presidenti Vladimir Putin e kishte krahasuar me Gjermaninë naziste dhe e kishte përshkruar atmosferën e vendit të tij të origjinës si një “marrëzi pseudopatriotike”. Autori i dyshuar i vrasjes me armë zjarri të ish-deputetit të Dumës ruse, i cili u plagos, ndërroi jetë në spital ku gjendej nën arrest për mjekim, shkruan Tch.

Kievi ka akuzuar Moskën se fshihet pas pritës që i ishte ngritur ish-deputetit.

“Në Ukrainë po zhvillohet një konflikt hibrid, ku armiku po bën gjithçka për të minuar mbrojtjen tonë. Sipas shërbimeve të sigurisë, pikërisht kjo ka ndodhur në Balakliya”, depozitën e armëve ku u shënuan një sërë shpërthimesh, si dhe “është evidente që vrasja e ish-deputetit të Dumës ruse, Denis Voronenko mund të jetë një avantazh për armikun tonë kryesor, Rusinë, që po zhvillon ndaj nesh një luftë të hapur dhe të kamufluar”, është shprehur zëdhënësi i ministrit të Brendshëm, Artiom Shevchenko.

Putin ndërkohë është informuar mbi vrasjen, sipas asaj që bën të ditur zëdhënësi Dmitry Peskov, i cili shton se Kremlini nuk ka asgjë për të thënë. “Çfarë duhet të komentojmë këtu? Nuk është çështje që na përket neve”, ka thënë ai.

Të këshilluara

Zbulohet pamja dhe çmimi i Galaxy S8

Kemi parë shumë raporte rreth Galaxy S8 gjatë javëve të fundit, por tani kemi mundësinë të shohim për herë të parë se në çfarë ngjyra do të vijë celulari i ri d...

11:53

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI