Flash

Të lindur në Itali, por tifozë me Shqipërinë. Reportazhi i RAI: Piana degli Albanesi vishet kuqezi (VIDEO)

Lapsi.al 23 March 2017
Të lindur në Itali, por tifozë me Shqipërinë.

Shqipëri – Itali do të ketë tifozë të veçantë. Në stadium do të jenë edhe arbëreshët e Piana degli Albanesi, në provincën e Palermos, aty ku do të luhet ndeshja.

Janë 6 500 arbëreshë që jetojnë në komunën e vogël. Ata i mbajnë ende të gjalla lidhjet me Shqipërinë. Dhe ndeshjen po e presin, por me paradoksin për të mbështetur të dyja skuadrat.

RAI intervistoi disa prej tyre.

Ne e kemi gjysmën e zemrës për Shqipërinë dhe gjysmën për Italinë, - thotë një vajzë e vogël, nxënëse e institutit Skanderbeg.

Po në shtëpi, mbështesin Italinë apo Shqipërinë? – e pyet gazetari i Rai. Apo që të dy?

Në fakt po, -është përgjigjja (shih videon më poshtë në faqen e lapsi.al).

Një tjetër vogëlush uron të dalë barazim.

Të premten kombëtarja shqiptare do të bëjë një vizitë në institut.

Realisht nuk e dimë për kë të bëjmë tifo, - thotë një nga mësueset.

Piana degli Albanesi është qendra kryesore arbëreshe në Siçili.

Komuna është veshur kuq e zi. Drejtuesit e saj thonë se nuk ka dyshim që tifozeria do të jetë për Shqipërinë.

Komuna do të bëhet e kuqe për këtë ditë, e kuqe për skuadrën shqiptare, e kuq për ngjyrën e flamurit, - shprehet një këshilltar komunal.

Origjina është ajo aty, - thonë disa të moshuar duke treguar flamurin shqiptar, - ne kemi ardhur nga andej.

Ata urojnë një barazim.

Do të jemi në sektorin e miqve bashkë me djemtë arbëresh. Quhen tifozat kuqezi. Do të jemi me ta. Shpresojmë që Shqipëria të fitojë, - shton një i ri.

Ndeshja e fundit mes Italisë dhe Shqipërisë është ajo u luajtur ne Xhenova e fituar 1 – 0 nga italianët. /Lapsi.al

 

 

 

Të këshilluara

Igli Tare: Ky është sekreti si mundet Italia

Ish-bomberi i kombëtares shqiptare të futbollit, i cili aktualisht është drejtori sportiv i Lacios, në një intervistë për “Procesi Sportiv” në “Top Channel”, ka...

16:30

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI