Flash

Thahen palmat në autostradë, qindra mijëra euro të shkuara dëm (VIDEO)

Lapsi.al 22 March 2017
Thahen palmat në autostradë, qindra mijëra euro të shkuara

Palma në Tiranë, pisha në Vlorë. Kritikët e shpenzimeve marramendëse për fasadë e komentuan kështu vendimin e Edi Ramës për të mbjellë palma në autostradaën Tiranë – Durrës dhe pisha përgjatë lungomares së Vlorës.

600 mijë euro u blenë 400 palmat që iu vunë autostradës deri në Qafë – Kashar.

Edi Rama injoroi edhe inxhinierët e rrugëve që i thanë publikisht se palmat ishin vendosur brenda një largësie të konsideruar si të rrezikshme.

Një drejtor i Ramës, Shemsi Premçi i emergjencave civile, i revoltuar nga përmbytjet e nëntorit në autostradë, tha se inxhinierët që vendosën palmat duhet të futeshin në burg.

Dy vjet pasi u vunë përkundër gjithë kritikave, palmat janë tharë.

“U thanë sepse ishin fakorët e temperaturave të ulëta, ky është faktori bazë. Këto janë bimësi e importuar dhe ngricat influencuan. Autostradat s’kanë nga të mbrohen dhe rrymat, temperaturat mbas mesnate bien në krahasim me brenda qytetit edhe me 5-6 gradë. Nuk mund të fajsojmë tani se pse i mbollëm. Duhet të ishin më të vogla, më të adaptueshme", thotë Viktor Konomi, një inxhinier pyjesh, në një kronikë të Televizionit Publik Shiqptar.

Edhe inxhinieri Konomi thotë se palmat duhet të hiqen urgjentisht dhe të zëvendësohen me pemë të tjera.

 “Ato duhet të hiqen urgjentisht. Do të isha për blirin, do të isha për pishën e butë dhe për pishën e detit. Kto janë llojet që mund ti adaptohen kësaj autostrade”.

Ajo çfarë ka ndodhur me palmat dhe ajo çfarë argumentojnë inxhinierët janë prova më e mirë se si shpërdorohen qindra mijëra euro nga taksat e shqiptarëve për fasadat e kryeministrit Rama.

Palmat nuk janë e vetmja fasadë e dështuar e tij. Ankesa kanë nisur nëpër rrethe edhe për shtrimin me pllaka guri të bardha të shesheve të qyteteve, pasi konsiderohen të papërshtatshme dhe i ka bërë sheshet të papërdorshëm. Ndërsa dyshimet sa vijnë e shtohen se edhe pas këtij projekti fasadë të kryeministrit, ku janë shpenzuar me qindra milionë euro, fshihen interesa të biznesit. /Lapsi.al

 

 

 

Të këshilluara

Basha: Ky vend po bëhet i pajetueshëm

Pas publikimit të Barometrit të Ballkanit ku thuhej se mbi 50% e shqipëtarëve duan të largohen nga vendi, ka reaguar edh Lulzim Bahsa. Kryetari i Partisë Demokr...

16:21

Frankie Muniz: "Kur dhe si e humba kujtesën"

Aktori 31-vjeçar, i cili aktualisht është një ndër konkurrentët e spektaklit “Dancing with the Stars”, u pyet gjatë shfaqjes se cili ishte viti më i paharrueshë...

16:10

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI