Flash

Tradhtoi Ranierin, Vardy kërcënohet me jetë

Lapsi.al 21 March 2017
Tradhtoi Ranierin, Vardy kërcënohet me jetë

Deklaratë shokuese e sulmuesit të Leicester City-t, Jamie Vardy, i akuzuar si një nga lojtarët komplotues kundër ish-trajnerit, Claudio Ranieri, që u shkarkua nga drejtuesit e klubit për rezultate të dobëta. 30-vjeçari ka pranuar se ai dhe familja e tij kanë marrë kërcënime me vdekje në rrjetet sociale edhe në rrugë.

“Historia tani ka marrë dhenë, njerëzit e dëgjojnë dhe e besojnë. Vijnë më pas kërcënimet me vdekje për ty, familjen tënde, fëmijët e tu. Përpiqem të t’i shmang,  por nuk është e lehtë kur mëson se disa persona tentojnë të nxjerrin jashtë rrugë makinën ku udhëton bashkëshortja dhe fëmijët e tu. Ka ndodhur disa herë, kjo është e frikshme.”

Vardy gjithmonë i ka mohuar akuzat, megjithatë reagimi i tij nuk ka mundur të shmangë krijimin e imazhit të një futbollisti të keq dhe që nuk pëlqehet nga tifozët. Futbollisti i kombëtares angleze për këto kërcënime ka njoftuar edhe policinë, që ka mundur të bëjë pak ose aspak për të parandaluar valën e urrejtjes ndaj tij. Përgjithësisht agresorët fshihen pas një adrese në Twitter, por edhe pas episodeve që ndodhin në rrugë ne familjen e tij ku nuk ka kamera, është e vështirë të reagosh. Gjithsesi futbollisti i Leicesterit në fund të deklaratës së tij mundohet ta zbusë disi situatën.

“Jam ofenduar në të gjithë stadiumet ku kam luajtur. Është normale, si pjesë e futbollit. Gjithsesi ajo që po më ndodh mua dhe familjes time, është e papranueshme.”

Të këshilluara

Igli Tare: Ky është sekreti si mundet Italia

Ish-bomberi i kombëtares shqiptare të futbollit, i cili aktualisht është drejtori sportiv i Lacios, në një intervistë për “Procesi Sportiv” në “Top Channel”, ka...

16:30

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI