Flash

Ministri i Brendshëm francez jep dorëheqjen, nën akuzë për punësim të paligjshëm

Lapsi.al 21 March 2017
Ministri i Brendshëm francez jep dorëheqjen, nën akuzë

Ministri i Brendshëm francez, Bruno Le Roux dha dorëheqjen një ditë pasi një televizion francez raportoi mbi 24 punë të ndryshme të përkohshme parlamentare të vajzave të tij, edhe pse këmbënguli se nuk ka bërë asgjë të paligjshme në punësimin e tyre.  

Le Roux deklaroi se dha dorëheqjen në respekt të qeverisë dhe për t’i lejuar ministrit të ri të Mbrojtjes vazhdimësinë në luftën ndaj terrorizmit dhe sfidave të tjera të sigurisë.

Ministri i Brendshëm tha se kontratat e punësimit të vajzave të tij përkonin me “ligjet juridike të Asamblesë Kombëtare” dhe se “gjithçka korrespondonte me punë të kryera realisht”.

Bruno Le Roux njoftoi vendimin e marrë këtë të martë. /LAPSI.AL/

Të këshilluara

Zbulohet pamja dhe çmimi i Galaxy S8

Kemi parë shumë raporte rreth Galaxy S8 gjatë javëve të fundit, por tani kemi mundësinë të shohim për herë të parë se në çfarë ngjyra do të vijë celulari i ri d...

11:53

11 arsye përse duhet admiruar Japonia (Foto)

Japonia është vendi më i jashtëzakonshëm në botë, ku traditat shumëvjeçare bashkëjetojnë në mënyrë paqësore. Më poshtë do të jepen 11 arsye pse admirohe...

18:54

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI