Flash

VIDEO/ Robben sherr me Ancelottin për zëvendësimin, shokët shkrihen së qeshuri

Lapsi.al 19 March 2017
VIDEO/ Robben sherr me Ancelottin për zëvendësimin, shokët

Kjo fundjavë do të mbahet mend si ajo e ndërrimeve të padëshiruara. Jo vetëm Cristiano Ronaldo gjatë Athletic Bilbao-Real Madrid, por edhe Arjen Robben është nevrikosur tej mase ndërsa uj ul në pankinë nga trajneri Ancelotti në minutën e 85-të në ndeshjen Borussia Monchengladbach - Bayern Munich. 
Holandezi fillimisht i ka dhënë dorën me shumë inat Renato Sanches, dhe më pas evitoi shtrëngimin e dorës me trajnerin përpara se të ulej në pankinë. 
Por këtu vjen e bukura e kësaj situate. 
Ndërsa Robben qëndronte me vështrimin e tij në boshllëk, pas tij shokët u shkrinë së qeshuri me reagimin e numrit 10 të bavarezëve. Nga të gjithë Boateng dhe Ribery nuk e mbajtën dot të qeshurën.
Megjithatë duket se nuk do të ketë çështje te Bayern. 
Pas takimit Ancelotti tha se e kuptonte Robben që nuk donte të dilte nga loja pasi asnjë lojtar nuk e bën me qejf zëvendësimin pasi dëshiron të vazhdojë të jetë protagonist. /lapsi.al/ 

 

Të këshilluara

Kujdes çantën Zidane! 

Zinedine Zidane është ka pasur një moment të sikletshëm të shtunën në “San Mames” ku skuadra e tij fitoi 2-1 derbin ndaj Athletic Bilbaos.  Fajin e ka një...

21:06

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI