Flash

Hysaj zbulon batutat me Insinjen për ndeshjen Itali - Shqipëri

Lapsi.al 19 March 2017
Hysaj zbulon batutat me Insinjen për ndeshjen Itali - Shqipëri

Elseid Hysaj bëhet gati për një duel shumë të veçantë në ndeshjen e Kombëtares shqiptare ndaj Italisë të premten. Mbrojtësi i përfaqësueses, titullar i padiskutueshëm me kuqezinjtë, mund të ketë si kundërshtar direkt në fushë pikërisht shokun e tij të skuadrës, Lorenco Insinjen.

“Ka ca kohë që ngacmojmë njëri-tjetrin, shpresoj që të luajë se kështu do të argëtohemi pak”, - nisi ‘duelin në distancë’ Hysaj, i sigurt se ai do të zbresë në fushën e stadiumit të Palermos, ndërsa shoku i tij i skuadrës mund të jetë në stolin e rezervave.

Në rast se do të vihen përballë njëri-tjetrit, Hysaj beson se mund ta ndalë, meqë e njeh mirë, por u premtoi gjithashtu napolitanëve se nuk do ta teprojë me faulle ndaj shokut të skuadrës.

“Lorenco është shumë i fortë, por unë e njoh më mirë se të tjerët. Rrini të qetë, do të jem i kujdesshëm me faullet, pasi Lorenco na duhet për Napolin”, ishte batuta e Hysajt për fantazistin me të cilin shoqërohet shpesh edhe jashtë fushës së lojës.

Hysaj Insinje

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI