Flash

Rikthimi i Ervis Martinajt, kush po e ndihmon Emiljano Shullazin

Lapsi.al 17 March 2017
Rikthimi i Ervis Martinajt, kush po e ndihmon Emiljano Shullazin

Për Emiljano Shullazin, situata përkeqësohet dita ditës. Ndërsa ai është mbyllur në qeli, gjykatësit pranuan dëshminë e Ylvi Beqes, që e akuzon për gjobëvënie. Për biznesmenin nuk ka më kthim pas, por ditët e fundit ai është kërcënuar nga miqtë e Emiljano Shullazit. Dhe Shullazi nuk ka miq dosido. Pavarësisht se është dëshmitar i mbrojtur kundër një prej bandave më famëkeqe në Tiranë, Ylvi Beqjan arriti ta kontaktojë një person që iu prezantua si i dërguari i Shullazit.

 

Ky është Ervis Martinaj, një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.  

Sipas asaj që tregoi Ylvi Beqaj në prokurori, Ervis Martinaj ka marrë përsipër t’i mbyllë gojën për llogari të Shullazit, me çdo mënyrë të mundshme. Fillimisht e joshi me para. 7 milion euro i ofroi Martinaj biznesmenit që akuzon Shullazin për gjobëvënie. Kur e pa se nuk arriti ta bindë, iu kthye mënyrave të vjetra duke e kërcënuar për vrasje.

Nuk do të ishte hera e parë për 35 vjeçarin, që prej katër vitesh rezulton të jetë në kërkim nga policia.

Përveç Ylvi Beqajt disa tregtarë të tjerë në Lezhë pranuan në prokurori se u kërcënuan nga Ervis Martinaj për të folur në media kundër dëshmitarit të mbrojtur.

Tregtarët thanë se janë detyruar nën kërcënimin e armëve të mblidhen bashkë, dhe të flasin para gazetarëve, kundër dëshmitarit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Në këtë foto, Martinaj është personi që mban dorën në qafën e Enton Nikës në krahun e djathtë të fotografisë. Pak minuta më pas, Nika mbeti i vrarë nga plumbat e pistoletës. Ditën që ndodhi vrasja, Martinaj ishte shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, që e lejonte të lëvizte të lirë.

Ndonëse në moshë të re, emri i Martinajt u përmend vite më parë në disa ngjarje të rënda në Tiranë.

Në vitin 2013, ai ishte pronar i disa pikave të lojërave të fatit, kryesisht kazino dhe lotari sportive të palicencuara.

 

Gjatë aksionit të policisë, më 20 tetor të vitit 2013, Ervis Martinaj kërcënoi shefin e repartit special “Shqiponja” në drejtorinë e policisë së Tiranës, Engjëllush Avdulaj, se do ta vrasë.

Sapo reparti “Shqiponja” dhe komisariati numër 3 i Tiranës kishin sekuestruar rreth 400 makineri lojërash fati dhe 25 makina luksoze në një magazinë të Ervis Martinajt, ai e merr në telefon shefin e repartit, komisar Engjëllush Avdulajn dhe e kërcënon se do ta eliminojë. Komisari Avdulaj ka bërë kallëzim penal për këtë rast. Ai e ka denoncuar Ervis Martinajn për kanosje me jetë për shkak të detyrës në komisariatin numër 2.

Martinaj kishte të drejtë të irritohej me aksionin e papritur. Ai sapo kishte blerë rreth 400 makineri të lojërave të fatit nga një konkurent i tij, Elvis Doçi.

Pak ditë pasi nisi operacioni “Fundi i Marrëzisë”, Elvis Doçi u vra në makinën e tij tek Komuna e Parisit. Dyshimet ranë mennjëherë mbi Ervis Martinajn për shkak të makinerive, që iu sekuestruan nga policia.

Mendohej se Doçi e dinte për operacionin që pritej të niste nga policia, ndaj i shiti makineritë tek Martinaj.

Në atë kohë, Partia Demokratike doli me një deklaratë për shtyp, ku deputeti Genti Strazimiri tha se ministri i Brendshëm ka lidhje me ngjarjen. Sipas opozitës, Elvis Doçi njihej si mik i Saimir Tahirit.

Emri i Ervis Martinit doli edhe në vrasjen e bankierit Artan Santo. Gjatë kontrollit në magazinën e tij në Fushë-Kuqe u gjetën dy skafandra të ngjashme me ato që përdorën vrasësit e bankierit, por nuk pati prova të tjera për lidhje me ngjarjen. Sot ai ka një marrëveshje me Emiljano Shullazin dhe duket i vendosur ta zbatojë.

 

Të këshilluara

Basha: Ky vend po bëhet i pajetueshëm

Pas publikimit të Barometrit të Ballkanit ku thuhej se mbi 50% e shqipëtarëve duan të largohen nga vendi, ka reaguar edh Lulzim Bahsa. Kryetari i Partisë Demokr...

16:21

Frankie Muniz: "Kur dhe si e humba kujtesën"

Aktori 31-vjeçar, i cili aktualisht është një ndër konkurrentët e spektaklit “Dancing with the Stars”, u pyet gjatë shfaqjes se cili ishte viti më i paharrueshë...

16:10

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI