Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Bosnja shpall listën, yjet e njohur të futbollit vijnë në Shqipëri

Lapsi.al 16 March 2017
Bosnja shpall listën, yjet e njohur të futbollit vijnë në

Trajneri i Bosnje Hercegovinës Mehmed Bazdarevic ka shpallur listën e futbollistëve të grumbulluar për dy sfidat e radhës, ndeshjen kualifikuese ndaj Gjibraltarit dhe miqësoren kundër Shqipërisë që do të zhvillohet në 28 Mars.

Në Elbasan Arena ndaj kuqezinjëve të Gianni De Biasit edhe pse bëhet fjalë për një takim miqësor Bosnja do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët e saj më të mirë, duke filluar nga portieri i Chelsea-it Asmir Begovic për të vazhduar me mesfushorin e Juventusit Miralem Pjanic, mesfushorin e Lazios Senad Lulic, sulmuesin e Herthës së Berlinit, Vedad Ibisevic dhe mbi të gjitha kapitenin e skuadrës Edin Dzeko.

Në fakt Lulic dhe Dzeko nuk do të jenë pjesë e Bosnjës në ndeshjen ndaj Gjibraltarit e vlefshme për eliminatoret e Botërorit, “Rusi 2018”, pasi janë të skualifikuar.

Bosnja që aktualisht mban vendin e 29-të në renditjen e Fifas pozicionohet e treta në grupin e saj kualifikues pas Belgjikës dhe Greqisë.

Miqësorja e 28 Marsit do të jetë ndeshja e 5-të në histori mes Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës, deri tani bilanci është i barabartë me të dyja kombëtaret që numërojnë nga 1 fitore 2 barazime dhe 1 humbje.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI