Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Sherri te Tirana/ Klubi sqaron arsyet e pezullimit të Takut

Lapsi.al 14 March 2017
Sherri te Tirana/ Klubi sqaron arsyet e pezullimit të Takut

Përjashtimi nga stërvitja i Afrim Takut, padyshim lojtarit më cilësor të Tiranës në sezonin aktual, ka bërë mjaft bujë. Futbollisti ka qenë pika kyçe e lojës së bardhebluve në këtë edicion dhe përplasja e tij me trajnerin Josa, aq më tepër në një moment kaq kritik për sezonin, ishte një “rrufe në qiell” të hapur për klubin.

Tirana ka reaguar sot nëpërmjet një postimi në Facebook rreth asaj që pritet të ndodhë me futbollistin, ndaj të cilit padyshim që do të ketë masë ndëshkimore.

“Afrim Taku për shkak të sjelljes aspak korrekte është përjashtuar dje nga seanca stërvitore. Futbollisti ka thyer rregulloren e brendshme të klubit duke mos u treguar aspak korrekt në komunikimin me trajnerin Mirel Josa para se të niste stërvitja. Taku ka kërkuar shpjegime për arsyet që sollën zëvendësimin e tij nga loja dhe është shprehur se nuk e pranon një gjë të tille. Pas këtij komunikimi aspak korrekt, lojtarit i është kërkuar nga stafi teknik të mos stërvitet. Klubi do të marrë nesër masa për gjithçka ka ndodhur pasi të zhvillohet një takim me lojtarin”, shkruhej në njoftimin e klubit bardheblu.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI