Flash

Orari i çuditshëm që vendosën kinezët për derbin Inter - Milan

Lapsi.al 14 March 2017
Orari i çuditshëm që vendosën kinezët për derbin

Janë përcaktuar sot oraret e zhvillimit të ndeshjeve të Serisë A për 4 javët në vijim (30, 31, 32 dhe 33). Në këtë mënyrë është mësuar dita dhe orari kur do të luhet derbi i Milanos mes Interit dhe Milanit. Kjo ka lënë të habitur tifizët e dy skuadrave pasi (ndoshta) për herë të parë ky takim do të luhet të shtunën e 15 prillit në ora 12:30. Për këtë orar kanë vendosur me siguri kinezët. Investitorët nga shteti gjingant aziatik kanë pronësinë e Interit dhe shumë shpejt pritet edhe zyrtarizimi mbi atë të Milanit. Kështu ndeshja duhet të luhet në një orar i cili e bën të mundur ndjekjen edhe në Kinë. Por tifozët italianë dhe europianë do të shkojnë në stadium apo do të ulen para televizorit përpara se të hanë drekën.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI