Chelsea ka gjetur golin e parë në ndeshje ndaj Manchester United. Është mesfushori francez, N’Golo Kante, i cili ka shënuar një gol të bukur nga një distancë prej 25 metrave për 1-0. Goli i mesfushorit francez erdhi në minutën e 51-të pas asisti të Willian.