Flash

Jo Blush, Rama nuk të dha të drejtë me Tahirin

Lapsi.al 13 March 2017
Jo Blush, Rama nuk të dha të drejtë me Tahirin

E pashë Ben Blushin, në intervistën e së dielës me Adi Krastën, të shfaqte revanshin e përmbajtur të atij që koha i ka vërtetuar tezat e veta. Prej disa muajsh, shumë rilindas e vunë Blushin në epiqendër të goditjes pasi ai u tha ballas dhe hapur se ku ndryshonin. “Ju doni më shumë partinë sesa Shqipërinë, ndërsa unë jam i ndryshëm nga ju”, pretendoi Blushi duke përplasur pas vetes derën e partisë ku militonte prej gati dy dekadash.

Dje ai fliste nga ekrani i Top Channel, ndërkohë që pak a shumë në të njëjtën kohë Rama jepte arsyet se përse kishte shkarkuar Saimir Tahirin dhe tre ministrat e tjerë.

Po t’a besoje Ramën fjalë për fjalë në ato që thoshte dukej sikur vërtet Blushi kishte të drejtë.

Kryeministri po pretendonte se po largonte Tahirin që kishte ringjallur besimin tek policia, Beqen e reformave të mëdha që ishte ndeshur keq me lobet farmaceutike, Klosin që kishte mbajtur lart stafetën e ndritur të Veliajt dhe Çuçin e ndarjes së pakrahasuheshme administrative.

Dhe gjithnjë po të ishe i bindur se Rama nuk gënjen, ai po i largonte këta kampionë të reformimit të shtetit sepse ata duhet t’i shërbenin fushatës elektorale të rilindjes.

Sipas kryeministrit, Saimir Tahiri duhet ta linte përgjysëm punën e shkëlqyer në rend për të fituar disa vota më shumë në Tiranë; Beqja duhet ta vinte përkohësisht në gjumë ëndrrën e shëndetësisë falas, për të bërë për vete qarqet e Kukësit dhe Dibrës.

Pra, ajo që shefi i qeverisë argumentoi në monologun më të shkurtër dhe më të zymtë që ka mbajtur në Facebook, dukej sikur vërtetonte fiks tezën e Blushit.

Këta reformatorë të mëdhenj po sakrifikonin shtet për të marrë më shumë pushtet, ata po linin pasdore Shqipërinë për t’i shërbyer partisë.

Por, fatkeqësisht Blushi nuk ka pse të gëzohet. As nuk ka pse të ndihet i mikluar në realizimin e profecisë së tij.

Pasi në atë që tha dje Edi Rama thjesht gënjeu.

Së pari ai e di shumë mirë se disa nga ata që shkarkoi nuk janë “heronjtë”, por antarët më të anatemuar të kabinetit. Dhe së dyti, të gjithë tashmë e kanë kuptuar se fabula e largimit të tyre për t’i shërbyer fushatës elektorale qe një fabul e fantazuar nga halli në minutat e fundit. Ajo u shpik vetëm pasi Saimri Tahiri i përplasi Ramës derën e zyrës duke e sfiduar se po të donte le ta shkarkonte pasi ai nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen.

Ajo çfarë ka ndodhur realisht midis kryeministrit dhe njeriut të tij të besuar në rend, mbetet ende një mister. Se kujt ia ka bërë Rama peshqesh kokën e Tahirit, Metës, ndërkombëtarëve, opozitës apo ndonjë grupimi deputetësh të fortë të parlamentit, kjo ende pritet të zbulohet.

Por ajo që është e qartë, tani për tani, është fakti se shefi i rilindjes edhe e kishte vendosur ta sakrifikonte Saimirin, edhe i trembej përplasjes me të. Prandaj ai zgjodhi rrugën e dyzuar që prerjen e kokës, disave t’ua shiste si dhuratë, ndërsa publikut si vendim politik të shkarkimit të shumë ministrave.

Dhe nga ky ankth, nga kjo frikë e një sherri me njeriun që mbante në duar dosjet e zeza të kriminalitetit shqiptar, lindi fabula qesharake e sakrifikimit të njerëzve që i duhesh Shqipërisë, për shkak të partisë.

Pikërisht sepse qe një gënjeshtër e pastër, ajo fatkeqësisht nuk është një provë për profecinë e Blushit. Kreu i Libras mund të ketë me dhjetra e dhjetra raste të tjera për ta vërtetuar tezën e tij, por rasti i shkarkimit të Tahirit, nuk hyn në këtë pazëll. Më shumë se një lojë mes partisë dhe Shqipërisë, ajo duket se është një histori shantazhi që ende nuk e njohim. (lapsi.al)   

 

Të këshilluara

Kurbani Saimir për sulltanin Ilir

Edi Rama ka bërë përpjekjen e tij më të mjerë që nga dita kur ka marrë mandatin e kryeministrit, duke improvizuar një kabinet të ri, 100 ditë përpara zgjedhjeve...

20:28

Fasada e Ramës po kriset

 “Qeveria teknike është kusht i patjetërsueshëm për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për t’i hapur rrugë zbatimit të reformës së vërtetë n...

14:15

Basha ka një kartolinë për të grisur

Që kur ka shpallur platformën e tij radikale më 18 shkurt, duke bërë thirrjen “unë jam gati për luftë”, Lulzim Basha për shumëkënd ka nënshkruar momentin më të ...

12:55

Një thikë pas shpine për vettingun

Të hënën pasdite reforma në drejtësi ka marrë ndoshta thikën më të madhe pas shpine që prej kohës kur ka lindur ideja e saj. Në kuvendit e Shqipërisë dy kampet ...

10:50

Pse i shpërbleu Rama grevistët e Zharëzit?

Pas grevës së urisë, pas maratonës mbresëlënëse drejt kryeqytetit e sidomos pas ngujimit mbi trotuarin e Ministrisë së Energjitikës, qeveria e Rilindjes, pasi k...

11:27

Si filluan protestat në Rumani?

Pas një muaji protestash në Bukuresht, turmat e mbledhura përpara selisë së qeverisë po fillojnë të pakësohen. Gjatë kësaj jave, silueta të errëta me pankarta u...

13:00

Rama në çadrën e mashtrimit

Edi Rama ka vënë sot në lojë kredibilitetin e tij për t’i dhënë sadopak besueshmëri një fabule të dalë boje. Ai ka shkuar të firmosë peticionin pro vettingut, p...

14:39

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI