Flash

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

Rrëfimi i Papa Françeskut: Kam pasur të fejuar, por nuk isha i gatshëm për martesë

Lapsi.al 10 March 2017
Rrëfimi i Papa Françeskut: Kam pasur të fejuar, por nuk isha i

Papa Françesku, në intervistën e dhënë për të përjavshmen gjermane “Die Zeit”, ka pranuar se ka mëkatuar në jetë dhe ka zbuluar se në rini ka pasur “të fejuar”. Sipas fjalëve të veta, ndihet si “njeri i rëndomtë, i cili bën atë që mundet”. “Nuk duhet të harrojmë se idealizimi i njeriut është gjithashtu formë e fshehur e agresionit. Kur më idealizojnë, ndihem i sulmuar”, – ka thënë kreu suprem i Kishës Katolike Romake për “Die Zeit”, duke shtuar se është “mëkatar dhe se nuk është i pagabueshëm”.

Papa gjithashtu zbulon se i ka ndodhur që ka dyshuar në fenë. “Ka momente të vështira kur them: “Zot, këtë nuk e kuptoj!”. E ato nuk janë vetëm momente të mundimeve të ngushtësisë së brendshme, por edhe situata të vështira në të cilat kam hyrë me fajin tim”, – ka thënë argjentinasi. Duke mos hyrë në detaje, ka përmendur “të fejuarën” nga rinia, por ka shtuar se nuk ishte i gatshëm për martesë.

Gjithashtu zbulon se kritikat nuk e shqetësojë shumë. “E kam të qartë se disave nuk i pëlqen qasja ime, kjo është shumë në rregull. Gjithkush ka të drejt në mendimin e vet. Kjo është legjitime, njerëzore dhe pasuron”, ka thënë ai

Ajo që e brengos është popullizmi në Europë. “Populizmi është i keq dhe përfundon keq, këtë kemi parë në shekullin e kaluar”, ka thënë Papa, duke shtuar se e gjithë bota është në luftë. “Në luftën e tretë botërore, e cila po zgjerohet pjesë pjesë”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

PAPARAZZI