Flash

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

Presidencialet në Francë/ Macron, njeriu që po sfidon ekstremin e djathtë

Lapsi.al 9 March 2017
Presidencialet në Francë/ Macron, njeriu që po sfidon ekstremin e

Fiks një muaj e gjysmë përpara raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale franceze, kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, kalon për herë të parë Marine Le Penin në sondazhet parazgjedhore. Sondazhi I Harris Interactive per France Televisions projekton Macronin në vend të parë me 26% të votave, i ndjekur nga Le Pen me 25%. Më e qartë është fitorja e Macron në raundin e dytë, ku parashikohet se ai do të marrë 65% kundrejt 35% të Le Pen.

E pershkruajnë si një politikan me fryme tipike perëndimore, një makinë e propagandës në modelit amerikan. Franca për herë të parë mund të ketë një president që qesh shumë, që është i ri shumë dhe që mbase është i vetmi që rrezikon një ekstremiste si Marine Le Pen. Pse Rusia nuk e do atë dhe a ka të vërteta për një jetë të dyfishtë?

I lindur në Amnies, Macron ka studiuar Filozofi në Universitetin Paris Nanterre. Ai është parë në pozicione pune  si Inspektor i Francës, investitorë banke por edhe më vonë Ministër i Ekonomisë. Macron është  martuar  me Brigitte Trogneux, me profesion mësuese dhe 24 vite më e madhe. Shpesh i akuzuar për jetë të dyfishtë, vetë ai dhe bashkëshortja kanë pohuar se nuk kanë çfarë të fshehin dhe  i kanë cilësuar zërat si thashetheme.

Në  listën e sulmeve ka qenë edhe Rusia, ku Macron përveç jetës së dyfishtë, akuzohet edhe si agjentë amerikan.

Kandidati për presidentë në Francë, i njohur si pro Europian, Emmanuel Macron po ofron një stil të ri në të bërit fushatë elektorale dhe politikë. Ish Ministri Socialist i Ekonomisë, me stilin e tij të veçantë perëndimor dhe mjaft entuziast, duket se po pëlqehet në masë nga njerëzit.

Ndryshe nga politika konservatore dhe e ngurtë, Macron po pasqyron një politikë më njerëzore dhe afër stilit të thjeshtë që njerëzit pëlqejnë. Për herë të parë, duke sfiduar edhe vetë historinë Franceze, Macron pranoi se Kolonitë Franceze në Afrikën e Veriut mund të quhen si “krime kundër njerëzimit”.

Macrom po pëlqehet në masë të kosiderueshme, duke u kthyer në mjaft popullor për njerëzit, të cilët mendojnë se ka ardhur koha që politika t’u lihet të rinjve entuziastë dhe me risi. Vetë Macrom e ka pohuar se objektivi i tij është “refuzimi i zgjedhjeve të së shkuarës” dhe duke ndjekur “risitë inovatore” në politike, do të krijojë një “Francë të re”.

Kur ende janë rreth një muaj e pakj ditë larg zgjedhjeve të raundit të parë, zgjedhjet në Francë po bëhen edhe më shumë të paparashikueshme se ndonjë herë tjetër në histori. Një mundësi e pazakontë ekziston për Macron që të sfidojë të gjithë kandidatët zyrtarë në raundin e dytë dhe më pas të drejtohet drejt presidencës, pavarsisht zërave që qarkullojnë.

Por edhe nëse ka të vërteta tek zërat që qarkullojnë, francezët nuk e kanë hiç merak këtë stil jete, ndryshe nga amerikanët që të kryqzojnë. Mjaft të kujtojmë rastin e Sarkozy që u nda dhe mori modelen Carla Bruni, apo Mitterrand që kishte një fëmijë jashtë  martese dhe së fundmi Hollande me dashurinë me aktoren.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

PAPARAZZI