Flash

Flet De Biasi: Italia ka Belotti, Insigne dhe Candreva, ndërsa ne...

Lapsi.al 9 March 2017
Flet De Biasi: Italia ka Belotti, Insigne dhe Candreva, ndërsa ne...

Trajneri i kombëtares shqiptare, italiani Gianni De Biasi ka folur rreth ndeshjes së grupit ndaj vendlindjes së tij, Italisë, ndeshje kur sipas tij futbollistët shqiptarë duhet t’i japin nga vetja 150 për qind dhe jo vetëm 100%. Italia është një kundërshtar i fortë, por De Biasi edhe pse e njeh mirë forcën e saj, e di se Shqipëria i ka shanset e saj. Sipas, trajnerit të kombëtares, ndeshja ndaj Italisë do të jetë shumë e vështirë pasi përballen me një skuadër që ka në gjirin e saj futbollistë me formë të lartë.

“Përballemi me një skuadër të fortë me lojtarë në formë, si Belotti, Insigne apo Candreva, lojtarë me kualitet dhe që po luajnë me vazhdimësi”, - ka thënë fillimisht De Biasi, transmeton SuperSport.

“Ne duhet të përgatitemi jo me 100 por me 150% për t’ju kundërvënë atyre. Lojtarët duhet të luajnë edhe disa ndeshje deri në atë sfidë dhe të shohim si do të arrijmë, por do përpiqemi të nxjerrim më të mirën tonë për t’i shfrytëzuar shanset. Ndeshjet nuk janë kurrë të humbura para se t’i luash. Duhet t’i luash dhe pastaj varet shumë se si i luan dhe si i përgatit”, - përfundoi trajneri i kombëtares shqiptare.

Të këshilluara

Fjalët para të Luis Enrique pas fitores

“Ishte një natë e paharrueshme. Kemi fituar një ndeshje gati të pamundur. Kemi bërë diçka spektakolare dhe jemi të lumtur. Përshëndes edhe romanistët që janë të...

22:44

VIDEO/ Cavani bën që të heshtë Camp Nou

PSG shokuan Barcelonën në Camp Nou. Cavani shënoi një gol që vlen shumë për mysafirët. Tashmë katalansit udhëheqin 3-1, por u duhen edhe 3 gola të tjerë për të ...

21:21

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI