Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

VIDEO/ Sekondat drithëruese si Barcelona bëri përmbysjen dhe historinë!

Lapsi.al 8 March 2017
VIDEO/ Sekondat drithëruese si Barcelona bëri përmbysjen dhe

Barcelona bën historinë! Katalanasit përmbysën gjithçka ndaj Paris Saint Germain duke u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Skuadra e Luis Enrike e nisi trakimin me humbjen e thellë 4-0 të takimit të parë, por u duk që në fillim dëshira për të fituar dhe për të bërë “remuntadën” e madhe. Asnjë ekip në historinë e Ligës së Kampioneve nuk ka mundur të përmbysë një rezultat të tillë. Shënoi shumë shpejt me Suarez në minutën e 3-të. Pastaj një autogol i Layvin Kurzaëa pas një futjeje në zonë të Iniesta. Kështu mbyllet pjesa e parë. Në të dytën katalansit fitojnë një penallti që e kthen në gol Neymar duke arritur në 3-0. Kur vendasit po kërkonin golin e barazimit erdhi shokimi. Cavani arrin të shënojë një supergol nga jashtë zonës duke e vështirësuar gjithçka për skuadrën e Messi dhe Neymar pasi tashmë duheshin edhe 3 gola të tjerë, por Barcelona është ...Barcelona. Kur duheshin edhe 2 minuta të mbaronte koha e rregullt (88) Neymar shënon sërish duke zgjuar shpresat.  Do të ishte sërish braziliani që do të kthente në gol një penallti të fituar në minutën e 91-të. E gjithë PSG kthehet në mbrojtje duke numëruar sekondat e fundit të 5 minutave shtesë. Por një kros në zonë u shfrytëzua në mënyrë perfekte nga S.Roberto që çon në “qiellin e shtatë” mijëra tifozë katalans, dëshmitarë në një ndeshje të madhe. E kishte paralajmëruar me ironi Luis Enrike para takimit: “Do të mundohemi pak për të shënuar golin e gjashtë”. Tashmë Barcelona e ka fituar këtë kompeticion të Ligës së Kampioneve pavarësisht kush shkon në finale. /lapsi.al/

Të këshilluara

VIDEO/ Cavani bën që të heshtë Camp Nou

PSG shokuan Barcelonën në Camp Nou. Cavani shënoi një gol që vlen shumë për mysafirët. Tashmë katalansit udhëheqin 3-1, por u duhen edhe 3 gola të tjerë për të ...

21:21

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI