Flash

Tirana ndez festën bardheblu, Partizani dorëzohet në derbi! Spektakël, shtylla dhe 4 gola në kryeqytet

Kryeqyteti vishet sërish bardheblu! Tirana triumfon 3-1 ndaj Partizanit në një derbi të mbushur me emocione, raste të shumta dhe episode që mbajtën të lartë tensionin deri në minutat e fundit. Bardheblutë arritën të imponoheshin në një përballje ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por në fund ishin vendasit që goditën në çastet vendimtare dhe siguruan fitoren.

20:51

Intervista/ Bija e Millosheviç: Babain tim e vranë në burg

Lapsi.al 8 March 2017
Intervista/ Bija e Millosheviç: Babain tim e vranë në burg

Maria Millosheviç e bija e ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç ka deklaruar sot se babain e saj e kanë helmuar në burgun e Hagës. Ajo ka dhënë një intervistë për “Kurir”-in serb ku shfaq gjithë pretendimet e saj se pse mendon se babain e saj e kanë vrarë dhe nuk ka vdekur nga ataku kardiak, siç është versioni zyrtar.

Sllobodan Millosheviç, i cili udhehoqi për dy dekada Serbinë dhe njeriu përgjegjës për qindëra mijëra viktima në Ballkan ndërroi jetë më 11 mars 2006 kur po gjykohej për genocid e krime lufte nga Gjykata e Hagës.

Gazeta Shqiptare ka zbardhur sot pjesë të intervistës që vajza e ish-presidentit jugosllav, që ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, dha për gazetën Kurir të Beogradit.

“Në natën ndërmjet 10 dhe 11 marsit 2006, të gjitha kamerat në Sheveningen ishin të fikura dhe ky ishte një precedent. Trupi i tij u mbajt qëllimisht nga autoritetet pa ju bërë autopsia. Ai kërkoi leje për t'u vizituar në Rusi, në një klinikë të specializuar, sepse ai e parandjente se do t’i ndodhte diçka. Unë besoj se ai po kurohej me një substancë që i dha atij një vdekje të ngadaltë. Ai nuk u besonte mjekëve në ‘Sheveningen’ ndaj donte të kurohej në Rusi”, i tha sot “Kurir”-it, Maria Millosheviç.

Të këshilluara

Pamje mahnitëse nga kampusi i Apple (Foto)

Kampusi i ri, madhështor i gjigantit kompjuterik Apple. Fotot  flasin për një vëmendje shumë të lartë, të treguar ndaj çdo detaji të ndërtesës në formë kam...

18:17

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI